Akidja Islame

August 20, 2016

El akidetul islamijeh – Akidja islame” është: Besimi i patundur në rububijen e Allahut të Lartësuar[1], në uluhijen e Tij,[2] në emrat dhe atributet e Tij, në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në ditën e fundit, në kaderin të mirën dhe të keqen e tij, në çdo gjë që saktësohet prej çështjeve të gajbit (të fshehtës), (dhe) prej bazave të fesë e në atë që janë bashkuar të parët tanë të mirë (es-selefus-salih), dorëzimi i plotë ndaj urdhërit të Allahut të Lartësuar, ndaj gjykimit e bindjes ndaj Tij, dhe në pasimin e të Dërguarit të tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Kur përmendet akidja islame është për qëllim akidja e pasuesve të sunetit dhe xhematit, sepse ajo është Islami që Allahu ka zgjedhur dhe është i kënaqur me të si fe për robërit e Tij. Ajo është akidja e tri brezave të artë prej sahabëve, tabiinëve dhe atyre që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim.

Akidja islame ka (njihet) dhe (me) emra të tjerë te pasuesit e sunetit dhe xhematit, por që kanë të njëjtin kuptim. Prej tyre: “Et-Teuhid”, “Es-sunneh”, “Usulu ed-dijn”, “El fik’hul ekber”, “Esh-sheriah” dhe “El-ijman”. Këta janë termat më të njohur që pasuesit e sunetit kanë përdorur në dijen e akides.

“El uexhiz fil akideti es-selefus-salih”.

Autor: Abdullah bin Abdulhamid el Etherij

Përktheu: Unejs Sheme

——————————————————–

[1] Ai është i vetmi Zot, Krijues, Furnizues, Sistemues etj. Ky njihet si Teuhidi er-Rububijeh.

[2] Ai është i Vetmi që meriton të adhurohet me të drejtë. Ky njihet si Teuhidi el uluhijeh (teuhidi i adhurimit).

Dosje:

Loading...