Ambicia e lartë në kërkimin e dijes

September 12, 2019

AMBICIA E LARTË NË KËRKIMIN E DIJES

Kërkohet nga muslimani të tregojë kujdes në kërkimin e dijes, në kuptimin e fesë së Allahut të Lartësuar dhe ambicia e tij të jetë e lartë. Ne jemi në një kohë ku është lehtësuar kërkimi i dijes (për shkak të mjeteve) më shumë se në çdo kohë tjetër. Të parët tanë të mirë merrnin udhë të gjata për kërkimin e dijes, po ashtu janë shkruar shumë libra në lidhje me këtë fushë.

Xhabir bin Abdilah el-Ensari udhëtoi nga Medina për në Sham për shkak të një hadithi të vetëm, pra për të dëgjuar një hadith të vetëm. Këtë histori e ka përmendur Buhariu në “Sahihun” e tij ‘mualikah’  e që merr gjykimin e saktë. Ky udhëtim i mori Xhabirit dy muaj, një muaj për të shkuar në Sham dhe një muaj për t’u kthyer në Medine.

Nëse i thua dikujt se ka mësim apo seminar, thotë; ‘Xhamia është larg’. Shko me makinë me kondicioner. Shih sesi të parët tanë merrnin udhëtime të gjata për kërkimin e dijes. Në kohët e sotme ka të atillë që u duket e rëndë shkuarja në tubimet e dijes apo në mësime e seminare me arsyetimin e largësisë, edhe pse ky mësim apo seminar mbahet në të njëjtin qytet.

Po ashtu, shumë lehtë mund të shkojë në vendin ku mbahet mësimi me makinë. Kërkohet që të jesh ambicioz në kërkimin e dijes, ngase dituria nuk i vjen njeriut përnjëherë porse ajo vjen/arrihet pak e nga pak.

 

Shejh Sad bin Turkij el-Khathlan (Allahu e ruajtë!)

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...