Ata që thërrasin në Sunet janë njerëzit më të durueshëm përballë dëmeve që u sjellin
kundërshtarët, ata janë si të huaj!!
Imam Ibn El-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Njerëzit e Islamit (muslimanët) janë si të huaj ndërmjet popullit, praktikantët muslimanë janë si të huaj ndërmjet muslimanëve jo praktikantë, dijetarët janë si të huaj në mesin e besimtarëve, pasuesit e sunetit të cilët dallojnë të vërtetën nga e kota dhe bidatet janë si të huaj.
Prandaj, thirrësit në të vërtetën janë të durueshëm përballë dëmit që vjen prej kundërshtarëve prandaj dhe janë si të huaj.
Këta janë me të vërtetë robërit e Allahut. Ata nuk janë të huaj për çështjen e tyre por janë të huaj në mesin e shumicës së atyre që Zoti i Madhëruar ka thënë: “Dhe nëse i bindeni shumicës së atyre në tokë, ata do t’ju devijojnë nga rruga e Zotit.” Kjo shumicë për të cilën Allahu flet janë të huajt nga Zoti dhe i Dërguari i Tij, ngase largimi i tyre është largim i frikshëm dhe tmerrues.
“Medarixh Es-Salikin” (3/195).
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve