
Kitabu Teuhid (1)
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për diçka tjetër përveçse të më adhurojnë” (Dharijat 56) dhe ka thënë: “Vërtetë Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar(tu thonë): Adhurojeni vetëm Allahun dhe largojuni tagutëve” (Nahl 36) dhe ka thënë: “Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni dikë tjetër veç Tij dhe me prindërit të silleni mirë” (Isra 23) dhe ka thënë: “Adhurojeni Allahun dhe mos i bëni shok asgjë” (Nisa 36) dhe ka thënë: “Thuaj: Ejani tu lexoj çfarë u ka ndaluar Zoti juaj. U ka porositur që të mos i bëni shok Atij asgjë” (Enam 151). […]