Author: Shejh Saad el Husain

Dallimi ndërmjet selefiut, muridit sufij dhe hizbiut

Dallimi ndërmjet selefiut, muridit[1] sufij dhe hizbiut Allahu e ka dalluar selefiun e vërtetë me faktin se ai nuk i dedikohet një metodologjie të shpikur në fe, nuk i dedikohet një grupacioni apo rruge apo xhemati fetar me parime të shpikura apo partie fetare të shpikur, sepse ai (selefiu) është i  bindur në atë që […]

Mosmarrëveshjet ndërmjet selefinjve janë pengim nga rruga e Allahut

Mosmarrëveshjet ndërmjet selefinjve janë pengim nga rruga e Allahut
Shejhu i nderuar:Sad el Husajn
Nefsi urdhërues për të këqija dhe shejtani kanë gjetur tek vetë selefinjtë, njerëz që shkatërrojnë shtëpinë e selefizmit duke qenë ndihmës të armiqve të saj, nga hizbinjtë, aktivistët e rrymave të ndryshme, batinijve,etj , nën emërtimin e “xhihadit”.Kjo nuk është për tu cuditur, sepse “xhihadi” bashkëkohor iluzionar -i cili është totalisht në kundërshtim me selefizmin- e ka neglizhuar thirrjen tek besimi i saktë dhe adhurimi i sinqertë, e cila në të vërtetë kjo është etapa e parë e xhihadit real të ligjshëm, me qëllimin për të lartësuar fjalën e Allahut, si dhe njëkohësisht është dhe themeli më i rëndësishëm i selefizmit të vërtetë.Gjithashtu “xhihadi” bashkëkohor iluzionar bie ndesh me selefizmin, në përdorimin e mjeteve dhe mënyrave kriminale, të urryera.
Nëse problemi do ishte vetëm tek “xhihadistët bidatcinj” do kishim një situatë më pak të vështirë, sepse selefiu i vërtetë e njeh ligjin e Allahut dhe traditën e Profetit, qoftë në lidhje me thirrjen tek Allahu apo me luftën e ligjshme, sepse nuk mund të mashtrohet nga pretenduesit e rremë të selefizmit dhe as nga lufta që zhvillojnë bidatcinjtë. Problemi qëndron tek fakti se vetja e robit dhe shejtani, kanë gjetur hapësirë të lirë tek thirrësit selefinj, duke shkaktuar mosmarrëveshje dhe përplasje mes tyre. Sheh se si dikush nga nxënësit e dijes apo thirrësit, gjen një gabim real apo të iluzionuar tek vëllai i tij nxënës dije, thirrës tek Allahu sipas menhexhit selefij dhe shkruan kundërpërgjigje ndaj tij, të cilën më pas ia shpërndan nxënësve të vegjël. Këta të fundit pozicionohen me njërën palë apo tjetrën.Më pas ai që u akuzua kundërpërgjigjet, ndoshta duke u shtyrë nga dëshira për hakmarrje më shumë se sa nga motivi moral dhe fetar. Në këtë mënyrë ata të dy dhe grupet përkrahëse të tyre, i largohën diturisë, mësimdhënies, thirrjes dhe angazhohen me përplasjet mes tyre, ndërsa fitneja e internetit thotë: A ka më?!
Kush përfiton nga e gjithë kjo?! Sufiu, adhuruesi i varreve, batiniju, hizbiu, aktivistët e rrymave të devijuara, etj, duke mos pasur nevojë të lodhen kundrejt selefinjve sepse po merret me ta shejtani dhe tekat e vetveteve të tyre.