Shejhu i nderuar: Sad el Husajn
Nefsi urdhërues për të këqija dhe shejtani kanë gjetur tek vetë selefinjtë, njerëz që shkatërrojnë shtëpinë e selefizmit duke qenë ndihmës të armiqve të saj, nga hizbinjtë, aktivistët e rrymave të ndryshme, batinijve,etj , nën emërtimin e “xhihadit”.Kjo nuk është për tu cuditur, sepse “xhihadi” bashkëkohor iluzionar -i cili është totalisht në kundërshtim me selefizmin- e ka neglizhuar thirrjen tek besimi i saktë dhe adhurimi i sinqertë, e cila në të vërtetë kjo është etapa e parë e xhihadit real të ligjshëm, me qëllimin për të lartësuar fjalën e Allahut, si dhe njëkohësisht është dhe themeli më i rëndësishëm i selefizmit të vërtetë.Gjithashtu “xhihadi” bashkëkohor iluzionar bie ndesh me selefizmin, në përdorimin e mjeteve dhe mënyrave kriminale, të urryera.
Nëse problemi do ishte vetëm tek “xhihadistët bidatcinj” do kishim një situatë më pak të vështirë, sepse selefiu i vërtetë e njeh ligjin e Allahut dhe traditën e Profetit, qoftë në lidhje me thirrjen tek Allahu apo me luftën e ligjshme, sepse nuk mund të mashtrohet nga pretenduesit e rremë të selefizmit dhe as nga lufta që zhvillojnë bidatcinjtë. Problemi qëndron tek fakti se vetja e robit dhe shejtani, kanë gjetur hapësirë të lirë tek thirrësit selefinj, duke shkaktuar mosmarrëveshje dhe përplasje mes tyre. Sheh se si dikush nga nxënësit e dijes apo thirrësit, gjen një gabim real apo të iluzionuar tek vëllai i tij nxënës dije, thirrës tek Allahu sipas menhexhit selefij dhe shkruan kundërpërgjigje ndaj tij, të cilën më pas ia shpërndan nxënësve të vegjël. Këta të fundit pozicionohen me njërën palë apo tjetrën.Më pas ai që u akuzua kundërpërgjigjet, ndoshta duke u shtyrë nga dëshira për hakmarrje më shumë se sa nga motivi moral dhe fetar. Në këtë mënyrë ata të dy dhe grupet përkrahëse të tyre, i largohën diturisë, mësimdhënies, thirrjes dhe angazhohen me përplasjet mes tyre, ndërsa fitneja e internetit thotë: A ka më?!
Kush përfiton nga e gjithë kjo?! Sufiu, adhuruesi i varreve, batiniju, hizbiu, aktivistët e rrymave të devijuara, etj, duke mos pasur nevojë të lodhen kundrejt selefinjve sepse po merret me ta shejtani dhe tekat e vetveteve të tyre.
Unë s`kam pikën e dyshimit se ata të sprovuarit me këtë fitne humbëse dhe me të cilën po i sprovojnë dhe të tjerët, mendojnë dhe pretendojnë se janë duke vepruar mirë, pretendojnë se po ngrenë lart të vërtetën dhe nuk duan të ngrenë vetet e tyre, por unë nuk dyshoj aspak se ky pretendim i tyre është thjesht një mashtrim i vetvetes dhe i shejtanit. Nëse duan realisht që të jenë në të drejtën le të veprojnë sic kanë vepruar dijetarët që nga koha e sahabëve deri në kohën tonë të përfaqësuar nga Ibn Bazi, Ibn Uthejmini, etj, duke këshilluar dhe jo demaskuar, do tërhiqnin vërejtjen nga gabimi por duke e mbuluar gabimtarin, sepse cdonjëri prej nesh është gabimtar. Nëse Kurani do ishte i dikujt tjetër përvec i Allahut, do gjenin në të kundërthënie të shumta(sepse natyra e njeriut është gabimtare dhe harraqe).Thirrësit i shtohen gabimet sa më shumë që i shtohen mësimet dhe shkrimet e tij, ndaj le të marrë prej nesh lutjen dhe bashkëpunimin në të mira e devotshmëri, të mos e demoralizojmë me shigjetime dhe duke i penguar njerëzit nga përfitimi nga dituria dhe thirrja e tij selefije.
Selefinjtë janë të pakët sot-por do jenë më të shpërblyerit në Ditën e Gjykimit-, ndaj le të jemi përkrahës të tyre dhe jo ndihmues të shejtanit me përkrahësit e tij kundra tyre(selefinjve). Le ta përqendrojmë mundin dhe kohën tonë për tu përballur me bidatcinjtë dhe thirrësit tek bidatet, qofshin aktivistë rrymash apo hizbijinë apo cfarëdo lloj grupacioni.Cudia nuk merr fund, kur sheh një pjesë nga nxënësit e dijes fetare, thirrësit tek Allahu me dituri, se si gjurmojnë gabimet e dijetarëve të mëdhenj fetarë, e në mënyrë specifike gabimet e thirrësve. Këto gabime i shndërruan në kafshatë për gojët e shkaktuesve të trazirave, të atyre që e kanë braktisur diturinë dhe davetin. Padyshim kjo sjellje është pengim nga rruga e Allahut. Allahu i dhëntë sukses të gjithëve për dituri të dobishme, vepra të mira dhe thirrje tek menhexhi profetik.
Shkroi Sad el Husajn në fund të vitit 1431 h.
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Njësimi i Allahut në Emrat dhe në Cilësitë e Tij Shejh Abduselam Berxhes
- Lutja ndaj Allahut për Dije të Dobishme Ibën Rexheb el Hanbeli
- Njohuritë e Dobishme dhe Njohuritë e Padobishme Ibën Rexheb el Hanbeli
- Përçmimi i Lakmisë për Pasuri dhe Famë Ibën Rexheb el Hanbeli
- Analizë e Mahnitshme nga Ibën Kajim el Xheuzije Udha e Besimtarëve