Author: Ylli Rama

Agjërimi i muajit Muharrem, ditës Ashura dhe vlera e tyre

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Atë të cilin e udhëzon Allahu nuk ka kush e humbet dhe atë të cilin e humbet Allahu, me drejtësinë e Tij, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë pos Allahut të vetëm e të pa shok dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

I dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- na ka treguar në hadithet e tij për mirësinë e agjërimit në muajin e Muharremit, muaji i parë i vitit hixhri, ku ka thënë:

Agjërimi më i mirë pas agjërimit të muajit të Ramazanit është muaji i Allahut Muharrem, kurse namazi më i mirë pas namazeve të obliguara është namazi i natës” transmeton imam Muslimi në Sahihun e tij me numër: 1163 nga Ebu Hurejra –Allahu qoftë i kënaqur prej tij”.