Begatia gjendet në praktikimin e Sunetit

Begatia gjendet në praktikimin e Sunetit

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!)[1] thotë: Mësoje veten me praktikimin e Sunetit, ngase në të ka begati.[2]

Dobitë që përfitohen:

E para: Rëndësia e Sunetit në jetën e muslimanit dhe se ai është shpallje nga Allahu i Lartësuar.

E dyta: Me të vërtetë Islami është Suneti dhe Suneti është Islami. Nuk qëndron ndonjëra prej tyre vetëm se me tjetrën.[3]

E treta: Të kapurit pas Sunetit është shpëtim.[4]  Kushdo që kapet fort pas Sunetit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) me dije, punë e besim dhe vdes në të, dhe sahabët janë të qetë prej gjuhës së tij, ai ka për të qenë me profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët. Kjo ngase ai i është bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Allahu i Madhëruar thotë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë mirësi të madhe; me profetët, të sinqertët, dëshmorët dhe të mirët. E sa shokë të mirë janë ata!”[5]

E katërta: Çdo rrugë e cila nuk shoqërohet me argument nga Kurani dhe Suneti ajo është rruga e shejtanit të mallkuar.[6]

E pesta: Në pasimin e sunetit ka mirësi, begati dhe lumturi në dynja dhe në botën tjetër.[7] Prandaj, njiheni Sunetin e Profetit tuaj dhe punoni me të, ngase në të gjendet shërimi dhe krenaria juaj.[8]

E gjashta: Lënia e Sunetit është prej shkaqeve të armiqësisë midis njerëzve. Shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Kur njerëzit të lënë një pjesë së asaj që ka zbritur (shpallur) Allahu, mes tyre do të ndodhë armiqësi dhe urrejtje.[9]

E shtata: Lënia e Sunetit është shkak për përhapjen e bidateve. Dijetari i Islamit Ibnul Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Ajo që ka ndodhur (është përhapur) në këtë umet prej bidateve dhe humbjeve ka patur si shkak mangësinë në shfaqjen dhe përhapjen e Sunetit dhe udhëzimit.[10]

Po ashtu Ibnul Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Largimi nga ajo me të cilën ka ardhur i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është çelësi i çdo bidati dhe humbjeje.[11]

Hudhejfe bin Jeman (radijAllahu anhu) mori dy gurë dhe i vendosi njëri mbi tjetrin, e pastaj u tha shokëve te tij: “A shihni dritë mes këtyre dy gurëve? Thanë: O Ebu Abdullah! Nuk shohim veçse pak dritë. Tha: Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, do të shfaqen bidatet derisa nuk do shihet prej të vërtetës veçse sa drita që shihet mes dy gurëve. Pasha Allahun, do të përhapen bidatet sa që nëse lihet diçka prej tyre njerëzit do të thonë ‘u la suneti’.”[12]

E teta: Lum për atë që Allahu i jep sukses që në adhurimin e tij të pasojë Sunetin e Profetit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe s’e përzien atë me bidate. Pra, le të përgëzohet me pranimin e adhurimit të tij nga Allahu i Lartësuar dhe hyrjen në xhenetin e Tij.[13]

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë:[14] Nuk mund të realizohet adhurimi ndaj Allahut vetëm se me pasimin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Prandaj, kush e adhuron Allahun me diçka që s’e ka ligjësuar i Dërguari i Tij, adhurimi i tij është i pavlefshëm dhe i refuzuar, është bidat dhe humbje. Argument është fjala e Tij: “E kush kërkon fe tjetër përveç Islamit ajo nuk pranohet prej tij.[15]

E nënta: Ibën Auni në momentet e fundit të jetës thoshte: Suneti, Suneti, dhe ruhuni prej bidateve.”[16] Ngase; “Kush ulet me bidatçinjtë do të privohet nga mësimi dhe kuptimi i fesë së Allahut, e kjo si dënim për të.”[17]

————————————————

[1] Ai është Dr. Salih bin Feuzan bin Abdullah nga familja Feuzan prej banorëve të Esh-Shemasije nga fisi Ed-Devasir. Shejhu (Allahu e ruajtë!) u lind më 1354 h. dhe është anëtar i “Komisionit të Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva”. Shejhu (Allahu e ruajtë!) ka studiuar nën mbikqyrjen e një numri dijetarësh dhe juristësh të mirënjohur. Prej tyre: Ahejh Abdulaziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë!), Shejh Abdullah bin Humejd (Allahu e mëshiroftë!), Ahejh Muhamed el-Emin Esh-Shenkiti (Allahu e mëshiroftë!), Shejh Abdurrezak Afifi (Allahu e mëshiroftë!) etj.

Librat e shejhut: Shejhu (Allahu e ruajtë!) ka shumë punime, libra dhe fetua. Prej tyre po përmendim:

  1. ‘Et Tahkikatul-Merdijjetu fil-Mubahithil-Feradijjeti’ një vëllim, një trashëgimi e cila është pjesë e gradës së tij Shkencore (Master).
  2. ‘Ahkamul-Etimeti fish-Sheriatil-Islamijjeti’ (ky është punim për doktoraturë) një vëllim.
  3. ‘El-Irshadu ila Sahihil-Itikad’ një vëllim.
  4. ‘Sherhul-akidetil-Uesitijjeti’ një vëllim.
  5. ‘El-Bejanu fima Ekhtae fihi ba’dul-Kuttab’ një vëllim.
  6. ‘Nakdu Kitabil-Halali uel-Harami fil-Islam’.
  7. ‘Sherhu Kitabi et-Teuhid’.
  8. ‘Mexhmu’u Muhadaratin fil-Akideti ued-Daueti’ tre vëllime.
  9. ‘El-Mulekhasul-Fikhijju’ dy vëllime.
  10. ‘Akidetu et-Teuhid’.
  11. ‘Min Usuli Akideti ehlis-Suneh uel Xhema’ah’ (i botuar edhe në gjuhën shqipe).
  12. ‘Meane la ilahe il lAllah’ si dhe shumë libra të tjerë.

Ndërsa prej audio-kasetave po përmendim:

  1. ‘Sherhu Lumatil I’tikadi’ 12 kaseta (gjendet edhe libër).
  2. ‘Sherhu Nunijjeti Ibën el-Kajjim’ 64 kaseta (gjendet edhe libër).
  3. ‘Sherhu Umdetil-Ahkam’ 11 kaseta (gjendet dhe libër me dy vëllime).
  4. ‘El Likaul Usbuijju el-Meftuh’ 12 kaseta (gjendet edhe libër).
  5. ‘Sherhu Rasail min Mexhmuati et-Teuhid’ 9 kaseta.
  6. ‘Sherhu Neuakidil-Islam’ 10 kaseta (gjendet edhe libër).
  7. ‘Sherhu Bulugil-Meram’ 168 kaseta (gjendet edhe libër).
  8. ‘Sherhu Zadil-Mustekni’ 69 kaseta (gjendet edhe libër).
  9. ‘Sherhu el-Uddeti fi Sherhi el-Umdeti’ 43 kaseta.
  10. ‘Et-Tealiku Ala Kurratin Ujuni el-Muuehhidin’ 60 kaseta (gjendet edhe libër), si dhe shumë të tjera.

[2] Nga mësimi “Sherh Kitabu Igatheh el-Lehfan” të imam Ibnul-Kajjimit (Allahu e mëshiroftë).

[3] Imam El-Berbehari (Allahu e mëshiroftë!) në “Sherh es-Sunneh”. Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxhihi (Allahu e ruajtë!) thotë: “Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka ardhur me Kuran dhe me Sunet dhe ka thënë: “Mua më është dhënë Kurani e më është dhënë edhe një herë sa ai.” Pra, Islami është Suneti dhe Suneti është Islami, dhe asnjëri prej tyre nuk ndahet nga tjetri. Kush pretendon se punon me Kuranin dhe nuk ka nevojë për Sunetin, ai është jobesimtarë.”

[4] Shënon Ed-Darimi në “Sunenin” e tij (1/58, me nr. 96), El Lalikai në “Sherhu i’tikad” (1/94-95 me nr. 136-137) etj. nga Ez Zuhri se ka thënë: “Ka pasur prej dijetarëve tanë të kaluar që thoshin: Të kapurit pas Sunetit është shpëtim.”

[5] En Nisa: 69. Prej fjalëve të Shejh Salih el-Feuzanit (Allahu e ruajtë!) në shpjegimin e librit “Sherh es-Sunneh” të imam El-Berbeharit (Allahu e mëshiroftë).

[6] Dijetari i Islamit Ibnul-Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) në “Medarixhus-Salikin”, vëll. 2.

[7] Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) në “Mexhmu fetaua ue mekalat”, vëll. 11.

[8] Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Es-Sahihah”, vëll. 1.

[9] “Mexhmul fetaua”, vëll. 13.

[10] “Es-Sauaikul-Murseleh”, vëll. 3.

[11] “Hadil-Eruah”, vëll. 1.

[12] “El-I’tisam”, vëll. 1.

[13] Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Haxhi i Profetit” siç e transmeton Xhabiri (radijAllahu anhu).”

[14] “Durusun ue fetaua minel-Haramejn esh-Sherifejn”, vëll. 9.

[15] Ali Imran: 85.

[16] “Sherh es-Sunneh”.

[17] Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë!) në “Sherh es-Sunneh”, vëll. 2.