Bereqeti i leximit të Kuranit.
Thotë njeri prej të parëve:
“Sa herë që shtoj pjesën e përditshme në leximin e Kuranit, aq më shumë më shtohet bereqeti në kohën time. Përditë e më shumë e shtoj leximin, derisa kam arritur në dhjetë xhuze (200 faqe) në ditë.”
Ibrahim Makdisiu porositi Dija’ Makdisiun kur ky i fundit po nisej për udhëtim në kërkim të dijes: “Shtoje sa më shumë leximin e Kuranit dhe mos e lër atë, sepse do të lehtësohet gjithçka që kërkon në masën që lexon prej tij.”
Në librin Rijadus Salihin, autori (imam Neueuiu) ka vendosur një temë me titull: “Urdhëri për dhënien pas Kuranit dhe qortimi për braktisjen që çon në harresën e tij.”
Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Jepuni pas këtij Kurani, sepse betohem në Atë që ka në dorë shpirtin e Muhamedit, ai (Kurani) largohet më shpejt nga memoria sesa devetë kur zgjidhen nga litarët.”
Mutefekun alejhi.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve