Ç’do të thotë t’i bësh hexhër (braktisje) Kuranit?

Ç’do të thotë t’i bësh hexhër (braktisje) Kuranit?

Tefsiri i ajetit:

“وقال الرسول يا رب إن قومي اتخذوا هذا القرآن مهجورا”سورة الفرقان: 30

 Profeti tha: O Zoti im! Populli im e braktisi këtë Kuran.” Suretu El-Furkan: 30.

 Ibën Kethiri në tefsirin e tij thotë: Allahu i madhëruar tregon për të dërguarin e tij Muhamedin -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të- se ai ka thënë:

“Profeti tha: O Zoti im! Populli im e braktisi këtë Kuran.”

Kjo sepse politeistët  nuk e dëgjonin dhe as i qaseshin Kuranit, siç ka thënë Allahu i madhëruar: “Jobesimtarët thanë: Mos e dëgjoni këtë Kuran dhe thoni fjalë të kota në mënyrë që ta mundni (Kuranin).

Kur u lexohej Kurani ata i shtonin fjalët e kota që të mos e dëgjonin atë. Ky është largim prej tij! Gjithashtu, lënia e studimit dhe memorizimit të tij është largim prej tij, lënia e imanit dhe besimit në të është largim prej tij, lënia e meditimit dhe kuptimit të tij është largim prej tij, lënia e punës me të, moszbatimi i urdhrave të tij dhe mosdistancimi nga të ndaluarat e tij është largim prej tij, kalimi nga ai në diçka tjetër si poezi, thënie, këngë, argëtim, fjalë apo një mënyrë e marrë jo nga ai është largim prej tij.

E lusim Allahun Bujar e posedues të gjithë të mirave të distancohemi nga gjërat që e zemërojnë Atë, dhe të na drejtojë tek gjërat që e kënaqin Atë në memorizimin dhe kuptimin e librit të Tij. Si dhe në kryerjen e asaj që rezulton prej tij (zbatimin e tij) në orët e natës dhe dy skajet e ditës ashtu siç do dhe e pëlqen Ai. Ai është Bujar dhe Dhurues i madh!

Përgatiti: Teuta Xeka