Çështje që Lidhen me Dispozitat e Haxhit dhe Umras

August 11, 2014

“Et Tahkik uel Ijdah likethir min mesail el haxh uel umra uez zijarah”

“Saktësimi dhe sqarimi i shumë prej çështjeve që lidhen me umran dhe vizitën e shtëpisë së shenjtë”

Imam Abdulaziz bin Abdullah bin Baz

Recensoi dhe gjykoi mbi hadithet:

Salih bin Mukbil bin Abdullah el Usajmi et Temimi

Parathënie

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë, kurse ardhmëria u takon vetëm të devotshmëve. Paqja dhe lavdërimet qofshin mbi robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, mbi familjen e tij si dhe mbi të gjithë shokët e tij!

Kjo është një broshurë e cila përmbledh në formë të shkurtuar çështjet që kanë të bëjnë me haxhin, sqarimin e mirësisë së tij, edukatën e tij, gjërat që kërkohen nga personi e cili dëshiron të kryejë haxhin, si dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me haxhin, umran dhe vizitën e vendeve të shenjta në formë të përmbledhur.

Kam përmendur në të vetëm ato gjëra për të cilat ka argument në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të – duke i mbledhur këto si këshillë për muslimanët, duke punuar kështu me fjalën e Allahut të Madhëruar:

{وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ}  

“Përkujto se me të vërtetë përkujtimi u bën dobi besimtarëve”[1]

Dhe me  fjalën e Tij:

{وَإِذَ أَخَذَ اللّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلاَ تَكْتُمُونَهُ} 

“Kujto (o Muhamed)  kur Allahu mori premtimin nga ata që u është dhënë Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe nuk do të fshehin asgjë nga ai.”[2]

Dhe me  fjalën e Tij:

{وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ} 

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe devotshmëri dhe mos u ndihmoni në gjynahe dhe armiqësi!”[3]

Po ashtu siç ka ardhur në hadithin e saktë nga i Dërguari i Allahut – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të – se ka thënë:

((الدين النصيحة)) ثلاثاً، قيل: لمن يا رسول الله؟ قال: ((لله، ولكتابه، ولرسوله، ولأئمة المسلمين وعامتهم))

“Feja është këshillë” e tha këtë tre herë. Atij i thanë: O I Dërguari i Allahut, për kë është? Tha: “Për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe njerëzit në përgjithësi.”[4]

Transmeton Et Taberani nga Hudhejfe se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

((من لا يهتم بأمر المسلمين فليس منهم، ومن لم يُمس ويصبح ناصحاً لله ولكتابه ولرسوله ولأئمة المسلمين وعامتهم فليس منهم))

Kush nuk përkujdeset (interesohet) për çështjet e muslimanëve, atëherë ai nuk është prej tyre. Kush nuk ngryset dhe gdhihet këshillues për hir të Allahut, Librit të Tij, të Dërguarit të Tij, prijësve të muslimanëve dhe muslimanëve në përgjithësi, atëherë ai nuk është prej tyre.[5] (Shënim i redaktorit: Ky hadith është i dobët dhe nuk lejohet puna me të e as përcjellja e tij si të tillë)

Prej Allahut shpresoj që kjo broshurë të më bëjë dobi mua dhe muslimanëve. Dhe ta bëjë mundin tim të sinqertë për hir të Fytyrës së Tij të ndershme (për të arritur kënaqësinë e Tij) dhe shkak për të fituar atë që ndodhet tek Ai në xhenetet e begata! Me të vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe që i përgjigjet lutjes! Ai na mjafton neve dhe sa mbështetës i mirë është Ai! 

Argumentet që tregojnë se haxhi dhe umra janë detyrë

Nëse kjo u mësua, atëherë dijeni – Allahu më dhëntë sukses mua dhe juve që ta njohim të vërtetën dhe ta pasojmë atë – , se Allahu i Lartësuar ua ka bërë detyrë robërve të Tij kryerjen e haxhit, dhe e ka bërë atë njërën prej shtyllave të Islamit.

1. Allahu i Madhëruar thotë:

{وَلِلّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ الله غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ}

“Dhe Allahu ua ka bërë detyrë njerëzve (muslimanëve) vizitën (për haxh) të kësaj Faltoreje, për këdo që ka mundësi ta bëjë atë. E kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.”[6]

2. Në të dy librat e saktë të Buhariut dhe Muslimit transmetohet nga Ibn Umeri – Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata – se Profeti-  paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

((بني الإسلام على خمس: شهادة أن لا إله إلا الله، وأن محمداً رسول الله، وإقام الصلاة، وإيتاء الزكاة، وصوم رمضان، وحج بيت الله الحرام))

“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit si dhe kryerja e haxhit në shtëpinë e shenjtë të Allahut (Qabe).”[7]

3. Transmeton Seidi[8] në “Sunenin” e tij nga Umer bin Hatabi – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – se ka thënë: “Kam menduar të dërgoj disa njerëz nëpër këto vende dhe të shohin se kush ka mundësi nga ana financiare dhe nuk e kryen haxhin, t’i marrin xhizjen. (taksën që paguajnë jomuslimanët në shtetin islam, për të jetuar në të në paqe). Ngase ata nuk janë muslimanë, ata nuk janë muslimanë.[9]

4. Transmetohet se Aliu – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – ka thënë: “Kush ka mundësi ta kryejë haxhin por nuk e bën atë, ai mund të vdesë si çifut apo i krishterë.” [10]

Argumentet që tregojnë për shpejtimin e kryerjes së haxhit:

Është detyrë për atë person i cili nuk e ka kryer haxhin dhe ka mundësi për kryerjen e tij, që të shpejtojë në kryerjen e tij, bazuar në atë që:

1. Transmetohet nga Ibën Abasi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

((تعجلوا إلى الحج- يعني: الفريضة- فإن أحدكم لا يدري ما يعرض له))

Shpejtoni në kryerjen e haxhit, – d.m.th. në haxhin farz – sepse askush prej jush nuk e di se çfarë mund t’i ndodhë atij.”[11] 

2. Kryeja e haxhit është detyrë të kryhet sa më shpejtë për personin që ka mundësi, bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:

{وَلِلّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ الله غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ}

“Dhe Haxhi (udhëtimi për të vizituar Ka’bën) është një detyrë që njerëzit i detyrohen Allahut për ta kryer, për ata të cilët kanë mundësi, e kush nuk beson, Allahu nuk ka nevojë për askënd.”[12]

3. Fjala e Profetit – paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – në hutben e tij:

((أيها الناس، إن الله فرض عليكم الحج فحجوا))

“O ju njerëz, Allahu jua ka bërë juve detyrë haxhin prandaj kryejeni atë.”[13]

Vijon:
Përktheu: Unejs Sheme

[1] Edh Dharijat 55

[2] Al Imran 187

[3] Maide 2

[4] E ka transmetuar Ahmedi në “Musnedu esh Shamijin” prej hadithit të Temim ed Dari (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) me nr. 16499 si dhe Muslimi në “El Ijman” tema: “Bejanu ene ed Dijne en Nesihah” me nr. 55

[5] E ka nxjerr Et Taberani në “El Muxhemul Eusat” 7/270 me nr. 7473 dhe ka thënë: Nuk ka transmetuar prej Ebi Xhaferrit vetëm se biri i tij dhe nuk është transmetuar nga Hudhejfe vetëm se me këtë isnad…Është përmendur edhe në “El Feuaid el Mexhmuah” (1/83, dhe në “El Mukhtesar” thuhet: “Daif”. E ka nxjerr përsëri Et Taberani jo prej rrugës së Hudhejfes dhe me tekst tjetër ashtu siç është në “Es Sagir’ me nr. (905) dhe në “El eusat” me nr. (474) dhe ka thënë: Nuk transmetohet ky hadith vetëm se me këtë isnad (zinxhir) ku është veçuar me të Jezid bin Rabia. Po ashtu El Hejthemi me nr. (17818) dhe ka thënë: E ka transmetuar Et Taberani dhe në të ndodhet Jezid bin Rabia dhe atij i lihet hadithi (është metruk)

[6] Al Imran 97

[7] Buhariu në kapitullin “El Ijman” tema: “Bunijel Islamu ala Khamsin” me nr. 8 dhe Muslimi në kapitullin “El ijman” tema: “Bejanu erkanil Islam…”me nr. 16

[8] Është për qëllim Seid bin Mensur (Allahu e mëshiroftë!) autori i “Sunenit”.

[9] Recensuesi i librit në arabisht thotë: Nuk e kam gjetur këtë në “Sunenin” e Sedit që gjendet i botuar, ngase pjesa më e madhe e tij ka humbur. Porse e ka nxjerr përafërsisht me këtë tekst El Bejhakiu në “Sunenul Kubra” tema “Imkanul Haxh” 4/546 etheri 8661 etj.

[10] E ka nxjerr Et Tirmidhiu në “Sunenin” e tij në kapitullin e “Haxhit” me nr. 812 dhe ka thënë: Kjo thënie është garib dhe nuk e njohim vetëm se në këtë formë. E përsa i përket zinxhirit të tij ka fjalë. Hilal bin Abdullah është i panjohur.” E ka nxjerr El Bejhakiu në “Shubel Ijman” (3/430) etheri me nr. (3978) . Shih “Meusuah Ibën Haxher” (2/184) Albani (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me këtë të ka thënë: “Daif”. Shih “Daifu Suneni Et Tirmidhi” hadithin me nr. 812

[11] E ka nxjerr Ahmedi në “Musnedin” e tij me nr. (2867) dhe El Khatibi (1/406-407). Shuajb Arnauti ka thënë: Ky hadith është hasen (i mirë) kurse isnadi (zinxhri) është daif ngase Ismail bin Khalifeh ka memorje të keqe. Shih “El Meusuah el hadithijeh li musned el Imam Ahmed” (5/58)

[12] Al Imran 97

[13] Muslimi në kapitullin e “Haxhit” me nr. 1337

Dosje:

Loading...