Çfarë duhet të themi që të pranohet lutja?
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)ka thënë:
»ما أَصَابَ أَحَداً قَطُّ هَمٌّ وَلاَ حَزَنٌ فقال: اللهم إني عَبْدُكَ بن عبدك بن أَمَتِكَ، ناصيتي بِيَدِكَ، مَاضٍ في حُكْمُكَ، عَدْلٌ في قَضَاؤُكَ، أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هو لك، سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ، أو عَلَّمْتَهُ أَحَداً من خَلْقِكَ، أو أَنْزَلْتَهُ في كِتَابِكَ، أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ في عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ، أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قلبي، وَنُورَ صدري، وَجَلاَءَ حزني، وَذَهَابَ همي، إِلاَّ أَذْهَبَ الله هَمَّهُ وَحُزْنَهُ، وَأَبْدَلَهُ مَكَانَهُ فَرَجاً «
“Nuk ka preokupim apo mërzi që mund t’i bierë dikujt e ai të thotë: O Allah, unë jam robi yt, biri i robit tënd, biri i robëreshës tënde. Balli im është në Dorën Tënde, gjykimi Yt mbi mua tashmë është i kryer, caktimi Yt ndaj meje është i drejtë.
Të lutem duke kërkuar prej Teje, me çdo emër që Ti ke dhe me të cilin e ke emërtuar Veten Tënde, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, apo e ke zbritur në Librin Tënd, apo që e ke veçuar duke e mbajtur në dijen e Fshehtë tek Ti. Të lutem t’a bësh Kuranin pranverën e zemrës time, dritën e gjoksit tim, heqjen e mërzisë dhe largimin e preokupimit tim!” Allahu ka për t’ia larguar atij preokupimin dhe mërzinë, si dhe ka për t’ia zëvendësuar ato me gëzim dhe lumturi.” Transmeton Ahmedi. Hadith Sahih.
Pershtati:Bashkim Selmani
Të Ngjashme
- Kjo ‘këshillë’ më ka kushtuar 20 vite Udha e Besimtarëve
- Bëhu argjendar librash Udha e Besimtarëve
- Kështu e shtrembërojnë filmat e Hollivudit imazhin e arabëve dhe myslimanëve Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër