Ebu Uthman Seid bin Ismaili ka thënë: “Sinqeriteti i vërtetë është të harrosh shikimin e njerëzve, sepse je i zënë me shikimin drejt Allahut. Sinqeriteti është që me zemrën tënde, fjalën tënde dhe veprimet e tua, të kërkosh të arrish kënaqësinë e Allahut dhe të kesh frikë dënimin e Tij, duke qenë i bindur plotësisht që Ai të sheh, derisa në këtë mënyrë të largohet syefaqesia prej zemrës tënde. Me pas të kujtosh mirësitë e Allahut ndaj teje, i Cili të dha sukses per atë vepër të mirë, në mënyrë që të largosh vetëpelqimin nga zemra jote. Të veprosh në mënyrë të butë dhe të matur, derisa të largohet ngutja nga zemra dhe natyra jote. Profeti, salallahu alejhi ue selem, ka thenë: “Nuk ekziston butësia në dicka veçse e zbukuron atë dhe nuk largohet butësia prej diçkaje veçse e shëmton atë.”
Marrë nga libri Shuabul-ljman i Bejhakiut.
Perktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve