Çfarë gjykimi ka ushtrimi i arteve marciale?

November 15, 2016

Çfarë gjykimi ka në fe ushtrimi i arteve marciale si: karate, taekwondo apo boks, duke pasur parasysh veprimet që bëhen në to siç janë: goditjet në fytyrë dhe përshëndetjet që bëjnë sportistët përpara çdo ndeshjeje duke përkulur kokën përballë njëri-tjetrit?

Përgjigje: Është diçka shumë e mirë që njeriu të merret me aktivitet për të forcuar trupin dhe për ta mbajtur atë në formë të mirë shëndetsore. Dhe është saktësuar se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë (tek Allahu) se sa besimtari i dobët, dhe tek secili prej tyre ka mirësi”. Dhe vet Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka ushtruar dhe ka marrë pjesë në disa lloje sportesh të cilat shërbejnë për mbajtjen e trupit në formë. Kështu Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka marrë pjesë në gara me kuaj.

Për këtë imam Bukhari ka përmendur në “Të Saktin” e tij: “Tema: Garimi nga xhamia e ‘Beni Filanëve’ deri te xhamia e ‘Beni Shejbes’.” Dhe në këto ka marrë pjesë vet Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe i ka mbikqyrur ato. Dhe Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka garuar me nënën tonë Aishen – radijallahu teala anha – në një prej udhëtimeve të tij. U kërkoi shokëve të tij që të ecnin përpara. Në një rast ajo ia kaloi atij me vrap, ndërsa në një rast tjetër ai ia kaloi asaj. Dhe Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – na thotë – siç saktësohet te “Suneni i Ibn Maxhes”: “Ju porosis fuqishëm të ecni shpejt” Dmth që të ecni duke nxituar. Dhe doktorët sot i këshillojnë shumë prej të sëmurëve që ta ushtrojnë këtë sport.

Disa njerëz tregohen të mangët kundrejt trupit të tyre dhe nuk i japin atij të drejtën që ka. Më e pakta ec për në xhami. Dhe kështu shpreson shpërblimin e hapave që bën drejt xhamisë, dhe në këtë mënyrë fiton dynjanë dhe Akhiretin. Ec për në xhami me këtë lloj ecjeje. “Ju porosis që të ecni shpejt”.

Dhe sportet e tjera përveç këtyre që përmendëm kanë të njëjtin trajtim. Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – bëri mundje me Rukanen dhe e mundi atë. Kështu i dha sadaka atij me fuqinë e tij. Rukaneh ishte aq i fortë sa nuk hidhej në tokë. (Askush nuk e mundte dot!) Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – e mundi tri herë atë. Pastaj Rukaneh i tha Profetit  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – siç ka ardhur tek ‘Xhamiut Tirmidhij’ (sh.p. i njohur ndryshe si ‘Sunen et Tirmidhij’) : “Nuk mund të më rrëzojë mua përtokë askush tjetër përveç një Profeti. Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut!” Këta që janë të fortë nuk besojnë ndryshe tek profetësia veçse në këtë mënyrë. Prandaj i Dërguari i Allahut i dha sadaka atij me fuqinë e tij dhe kështu e bëri të besojë se ai është i Dërguari i Allahut. Një tip si ky, i fortë, nuk merr vesh ndryshe, nuk shquhet për logjikë dhe të kuptuar. Ai kupton me gjuhën e forcës. Kështu pasi Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – e mundi atë tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut”.

Si puna e atij koprracit të cilit Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i tha për një luginë me dele: “Ato janë të tuat” – tha – Janë të miat?! – i tha – Po. Janë të tuat. – Pastaj ai shkoi te populli i vet dhe ua përcolli atyre Islamin dhe u tha: Po ju vij prej nje njeriu që nuk frikësohet nga varfëria. Historia gjendet tek “I sakti i Muslimit”. Këtij Profeti  – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i bëri sadeka me bujarinë e vet. Kështu duhet të jetë ai që fton tek Allahu, duhet tu bëjë mirë njerëzzve me atë që i ka dhënë Allahu. Çdo gjë që të ka dhënë Allahu duhet ta vësh në shërbim të thirrjes për tek Allahu, për përmirësimin e njerëzve dhe për t’i afruar ata tek Zoti i tyre i Lartmadhëruar.

Këto sporte praktikohen në formën e profesionit (për të fituar jetesën etj) dhe praktikohen edhe për të forcuar trupin. Nëse njeriu i praktikon ato për të forcuar trupin e vet dhe heq dorë nga kjo lloj përshendetjeje, nga e cila jemi ndaluar, e kemi të ndaluar që të përkulet njeriu para dikujt tjetër kur takohet me të. Thanë: O i Dërguari i Allahut, kur takohemi me njëri-tjetrin a na lejohet që të përkulemi (për tu përshëndetur)? – tha – Jo” Pra nuk i lejohet njeriut t’i përkulet njeriut. Dhe ke mundësi ti praktikosh ato pa i marrë si profesion (mjet për të fituar jetesën).

Problemet më të mëdha të sporteve sot janë:
E para: marrja e tyre si profesion.
E dyta: kundërshtitë fetare që ndodhin gjatë praktikimit të këtyre sporteve.
Dhe e treta: njerëzit i ndjekin këto sporte (në stadiume, nëpërmjet tv etj) pa i praktikuar vet ato. Sot kanë arritur ta angazhojnë gjithë ummetin me këto ndeshje sportive (me llojet e tyre të ndryshme). Dhe ky është zbatim i protokolleve të çifutëve, ma merr mendja duhet të jetë përmendur në protokollin me numër: 16, dhe këtë gjë e kam cituar tek libri im: ‘Gabimet e namazlive’ (i përkthyer edhe në shqip), dhe plani i tyre është: ndezja e çmendurisë sportive tek muslimanët, dhe kjo për fat të keq është e pranishme.  

Kështu të këqijat e sportit sot janë:
1. Shpërdorimi i energjive dhe humbja e kohës (sipas asaj që u cek në pikën e tretë).
2. Janë përmbysur standardet, kemi humbur heronjtë e vërtetë (që meritojnë të ndiqen) dhe kemi rendur pas heronjve imagjinarë (të pamerituar, bëhet hero ai që fut topin në rrjetë…).
3. Dhe e meta e tretë e sporteve është ringjallja e parullave të injorancës (sh.p.: përçarja, kundërshtitë dhe deri tek konfrontimet për shkak të skuadrave të futbollit e të ngjashme). Dhe të gjitha këto vijnë prej ndjekjes (shikimit) të sportit jo prej praktikimit të tij. Dhe origjina tek sporti është që ta praktikosh vet. Dhe nëse kjo bëhet jo në formën e marrjes së tij si profesion është gjë e mirë. Ndërsa ta marrësh atë si profesion kjo është fatkeqësi. Sot për fat të keq ka arritur puna deri aty sa edhe gratë merren me sport duke e pasur atë profesion, dhe rregjistrohen (fotografohen). Pjesa tjetër është e qartë për ju. Tek Allahu ankohemi.

Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë.

Sh.p.: Ndërsa goditja e fytyrës është e ndaluar fetarisht për shkak të haditheve që kanë ardhur në këtë temë, siç është fjala e Profetit saus: “Nëse ndonjëri prej jush e rreh robin e vet të mos e rrahë në fytyrë e as të mos e shëmtojë (apo ta mallkojë me fjalët: Allahu të shëmtoftë!)…” Apo fjala e tij saus: “Mos i godisni fytyrat”. Prandaj imam Bukhari ka përmendur në “Të saktin” e tij: ‘Tema: Ndalimi i goditjes së fytyrës’, ku ka përmendur hadithin: “Nëse ndonjëri prej jush e qëllon vëllanë e tij le t’i largohet fytyrës”
Thotë Ibn Haxheri: Kjo tregon qartë se ky veprim është i ndaluar dhe këtë e përforcon edhe hadithi i sahabiut të quajtur Suuejd ibn Mukrin, i cili pa një burrë që po qëllonte robin e vet dhe i tha: “A nuk e di se fytyra është e nderuar” Transmeton Muslimi dhe të tjerë.

Thotë imam Neueui tek shpjegimi i “Të saktit të Muslimit” : “Kanë thënë dijetarët: Ky është deklarim i qartë për ndalimin e goditjes së fytyrës, sepse ajo është e brishtë dhe në të gjendet bukuria e njeriut, dhe shqisat e saj janë të brishta dhe të shtrenjta. Shumica e perceptimit bëhet nëpërmjet tyre (aty gjendet shikimi, dëgjimi, nuhatja, shijimi) dhe goditja e fytyrës mund t’i nxjerrë jashtë përdorimit ato, ose t’i mangësojë. Dhe mund të lerë shenja në fytyrë, dhe shëmtia e fytyrës është e rëndë sepse ajo është e dukshme dhe nuk mund të fshihet, dhe zakonisht kur goditet nuk shpëton nga shëmtimi. Dhe te ky ndalim hyn edhe goditja e gruas, fëmijës…”
Gjithashtu dijetarët e psikologjisë kanë thënë se goditja e fytyrës së fëmijës shkakton budallallëkun, dhe ndikimi i saj tek personaliteti i fëmijës është shumë i keq.
Allahu është më i Dijshmi!

Emin Bilali

Loading...