Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!)
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Në vazhdim…!
[Shkaku i krijimit][1]
Allahu Madhëruar i ka krijuar krijesat që ta adhurojnë Atë. I Madhëruar thotë: “Unë nuk I krijova xhinët dhe njerëzit veçse të më adhurojnë Mua.” Edh-Dharijat, 56.. Allahu nuk adhurohet veçse me atë që Ai ka ligjësuar.
[Shkaku i dërgimit të profetëve
dhe obligueshmëria e pasimit të Muhamedit alejhis selam]
Allahu Madhëruar i dërgoi të Dërguarit e Tij që t’u sqarojnë njerëzve atë që Ai ka ligjësuar për robërit e Tij, sepse adhurimi i Allahut me diçka që Ai nuk e ka ligjësuar është i pavlefshëm. Ai e mbylli dërgimin e profetëve me të Dërguarin e Tij Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ua bëri detyrë të gjithë njerëzve pasimin e tij (Profetit). Allahu Madhëruar thotë: “Thua: O ju njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju.” El-Earaf, 158.
Prandaj kush nuk beson në Muhamedin (si profet dhe të dërguar) personi i tillë konsiderohet jobesimtarë.
[Islami është e vetmja fe e pranuar te Allahu]
Feja e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është Islami. Allahu Madhëruar nuk pranon asnjë fe tjetër përveç tij (Islamit). Allahu Madhëruar thotë: “Ndërsa kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t’i pranohet[2] dhe në botën tjetër ai do të jetë prej të humburve[3].” Al-Imran, 85
[Shtyllat e Islamit]
Islami me të cilin erdhi Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka pesë shtylla: “Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi (alejhis-selam) është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i muajit të ramazanit dhe kryerja e haxhit në Shtëpinë e Allahut (Qabe)” për atë që ka mundësi.
Cfarë duhet të bëjë ai që dëshiron të futet në Islam
- Të thotë: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi (alejhis-selam) është i Dërguari i Allahut. Duke e shqiptuar haptazi.
- Të falë pesë namazet. Namazin e sabahut, namazin e drekës, namazin e ikindisë, namazin e akshamit dhe namazin e jacisë në ditë-natë përgjatë gjithë jetës së tij (deri në vdekje). Namazi i sabahut ka dy rekate (farz), namazi i drekës ka katër rekate, namazi i ikindisë ka katër rekate, namazi i akshamit ka tri rekate dhe namazi i jacisë ka katër rekate. Të gjitha këto namaze ai i fal pasi të marr abdes; duke larë gjithë pjesën e fytyrës (në fillim lanë gojën dhe hundën), lanë duart deri te bërrylat, i jep mes’h kokës (lan dhe veshët) dhe në fund lanë këmbët deri tek kyci i saj. Pastrimi (larja) bëhet me ujë të pastërt.
- Nëse pasuria e tij është më e madhe sesa ai ka nevojë, ai nxjerr zekatin prej saj 2.5% dhe ua jep të varfërve dhe nevojtarëve. Kjo bëhet çdo vit. E nëse pasuria e tij është më e pakët, atëherë ai nuk e ka detyrë nxjerrjen e zekatit.
- Agjëron muajin e ramazanit. Muaji i ramazanit është muaji i nëntë i vitit hënor. Agjërimi bëhet duke u larguar nga ngrënia, pirja, nga marrëdhëniet intime bashkëshortore duke filluar me lindjen e agimit të dytë deri në perëndimin e diellit. Jashtë kësaj kohe i lejohet atij të hajë, të pijë dhe të kryej marrëdhënie intime bashkëshortore.
- Kryeja e haxhit. Nëse ka mundësi financiare dhe trupore (është i shëndetshëm fizikisht dhe i fortë), ai kryen haxhin në Shtëpinë e Allahut (Qabe) një herë në jetë. Nëse ai posedon mundësi finaciare por nuk është i mundur fizikisht për shkak të moshës së thyer ose ka ndonjë sëmundje kronike, në këtë rast ai cakton dikë tjetër që ta kryej haxhin për të një herë të vetme në jetë.
- Pjesa e mbetur nga adhurimet është prej plotësimit të këtyre shtyllave.
Cfarë gjërave duhet që t’u largohet
- Duhet të largohet nga shirku me të gjitha llojet dhe format e tij. Shirk është adhurimi i tjetër kënd përveç Allahut. Në të bën pjesë duaja drejtuar të vdekurve, bërja kurban për ta, zotimi për ta etj.
- Duhet të largohet nga risitë (shpikjet në fe). Ato janë adhurimet të cilat nuk i ka ligjësuar i Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush vepron një vepër e cila nuk është në përputhje me këtë çështjen tonë ajo është e refuzuar.” Pra, nuk pranohet.
- Të largohet nga kamata (me të gjitha format e saj), nga kumari, rryshfeti, mashtimi gjatë marrëdhënieve me njerëzit, të largohet nga shitja e lëndëve dhe gjërave të ndaluara.[4]
- Duhet të largohet nga kurvëria dhe nga homoseksualizmi.[5]
- Duhet të largohet nga konsumimi i alkoolit, nga ngrënia e mishit të derrit, nga ngrënia e asaj është therur për dikë tjetër përveç Allahu dhe nga ngrënia e të ngrordhurës.[6]
- Mos të martohet me jobesimtarët (jobesimtaret) përveç ehlul kitabi (të krishterët dhe çifutët).
- Të bëhet synet nëse një gjë e tillë nuk e dëmton atë.
- Nëse ka mundësi që të largohet nga vendet jobesimtare për të shkuar në vendet islame, le ta bëjë këtë. E nëse nuk mundet, atëherë le të qëndrojë në vendin e tij duke u kapur fort në fenë e tij islame.
Shkroi
Salih bin Feuzan el-Feuzani
Dt. 19/3/1433
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Temat brenda […] nuk janë nga shejhu.
[2] Nga Allahu.
[3] Nuk kanë vend në mëshirën e Allahut, por ka humbur gjithçka dhe nuk mund të shpëtojë nga dënimi i zjarrit.
[4] Allahu Madhëruar thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” El-Maide, 90. Sh.p.
[5] Allahu Madhëruar thotë: “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” En-Nahl, 90. Sh.p.
[6] Allahu Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe mishin që nuk është therur në emër të Allahut.” El-Bekare, 173. Sh.p.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve