Gjashtë shtyllat e Imanit
Besimi në Allahun, përfshin katër gjëra:
1. Të besosh në ekzistencën e Tij.
2. Të besosh njëshmërinë e Tij në zotërim (Rububije).
3. Të besosh njëshmërinë e Tij në adhurim (Uluhije).
4. Të besosh në emrat dhe cilësitë e Tij të përsosura.
Besimi në melekët, përfshin katër gjëra:
1. Të besosh në ekzistencën e tyre.
2. Të besosh në ata që i njohim me emër, si Xhibrili dhe të tjerë.
3. Të besosh në cilësitë e tyre që na janë bërë të ditura: si p.sh. kanë krahë dhe mund të marrin forma të ndryshme.
4. Të besosh në veprat e tyre që na janë bërë të njohura: Xhibrili – i ngarkuar me shpalljen, Mikaili – i ngarkuar me shiun, Israfili – me fryrjen në Sur, dhe të tjerë.
Besimi në librat, përfshin katër gjëra:
1. Të besosh se janë shpallur prej Allahut.
2. Të besosh në ato që i dimë me emër, si Kur’ani, Teurati dhe Inxhili dhe Zeburi.
3. Të pohosh si të vërteta lajmet e sakta që përmbajnë, dhe ato që nuk janë shtrembëruar apo shfuqizuar.
4. Të veprosh sipas dispozitave të tyre që nuk janë abroguar.
Besimi në të dërguarit, përfshin katër gjëra:
1. Të besosh se dërgimi i tyre është e drejtë nga Allahu i Lartësuar.
2. Të besosh në ata që i dimë me emër, si Muhammedi ﷺ, Musai, Isai, Ibrahimi etj– paqja qoftë mbi ta.
3. Të pohosh si të vërteta tregimet e sakta për ta.
4. Të veprosh sipas legjislacionit të fundit, që është ligji me të cilin erdhi i Dërguari ynë Muhammedi ﷺ.
Besimi në Ditën e Fundit, përfshin tre gjëra:
1. Të besosh në ringjalljen pas vdekjes.
2. Të besosh në llogarinë dhe shpërblimin.
3. Të besosh në Xhenet dhe Zjarr, dhe se ato janë të përjetshme.
Po ashtu këtu hyn edhe besimi në çfarë ndodh pas vdekjes: sprova e varrit, ndëshkimi dhe begatitë e tij.
Besimi në kader (caktimin hyjnor), përfshin katër gjëra:
1. Të besosh se Allahu di çdo gjë.
2. Të besosh se Allahu i ka shkruar të gjitha në Leuhi Mahfudh.
3. Të besosh se gjithçka ndodh është me vullnetin e Allahut.
4. Të besosh se Allahu është Krijuesi i çdo gjëje.
Pra katër parime:
Dija – Shkrimi – Vullneti – Krijimi.
Dr. Abdulaziz esh-Shaji’
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Shtyllat e Besimit