Cila është metodologjia e grupit të shpëtuar?

October 17, 2023

Metodologjia e grupit të shpëtuar

1- Kjo metodologji dallon se për çdo gjë kthehet tek libri i Allahut dhe suneti i saktë, si në fjalë edhe në vepra. Kurani dhe suneti i saktë janë dy bazat e besimit, të legjislacionit dhe të gjykimit.

2- Kjo metodologji bazohet në njëshmërinë e Allahut, që është edhe baza e Islamit dhe për këtë Allahu dërgoi të dërguarit. Për këtë bazë kanë ndodhur luftërat. I dërguari i Allahut (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) qëndroi në Meke trembëdhjetë vite me shokët e tij duke i ftuar njerëzit në të. Ata përballuan çdo vështirësi në këtë rrugë deri sa u erdhi ndihma prej Allahut.

3- I dërguari i Allahut (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij punuan me Kuranin famëlartë dhe kështu u bonë zotëritë e botës. Ata çliruan zemrat e njerëzve me teuhidin e Allahut, po dhe me sjellët e tyre përpara se ti çlironin tokat me luftë në mënyrë që njerëzit t’i nxjerrin prej adhurimit të njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve.

4- Pa dyshim, nëse muslimanët do të zbatonin metodologjinë e Kuranit duke filluar me teuhidin (njëshmërinë e Allahut) si dhe duke parandaluar shirkun (idhujtarinë) si dhe të bashkohen në devotshmërinë ndaj Allahut ashtu siç veproi pejgamberi i tyre (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij pas tij. Vetëm atëherë Allahu do t’i ndihmojë ata si dhe do të përmbushë mbi ta fjalën e Tij: “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.” surja: en-Nur: 55.

“Rruga e grupit të shpëtuar” Xhemil Zejno

Përktheu: Ylli Rama

 

Dosje: ,

Loading...