Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë njerëzit? – Shkaku i trembëdhjetë
Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një sërë shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.
Ndër ato shkaqe, përmendim:
Shkaku i trembëdhjetë ‘Të keqen ktheje me mirësi, s’do mbetet më armiqësi!’
Durimi dhe vetpërmbajtja ndaj atyre që kanë gabuar kundrejt teje apo të kanë bërë padrejtësi, i bën ata të pendohen dhe të ndjejnë keqardhje për sjelljen e tyre të gabuar.
Ndodh shpesh që duke e kthyer të keqen me të mirë, kundërshtari yt të vije tek ti kokëulur, ta pranojë gabimin e të kërkoj ndjesë për sjelljen e tij armiqësore.
Jo vetëm kaq, por duke u sjellë mirë me të e duke ia falur gabimin, kjo ia zbut zemrën dhe ia largon urrejtjen kundrejt teje, duke e shndërruar nga një njeri dashakeqës e armiqësor, në mikun tënd më të afërt .
Ky është kuptimi i dy ajeteve në suren ‘El Fussilet’.
Allahu i Madhëruar thotë:
وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ
وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا الَّذِينَ صَبَرُوا وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ
“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Të keqen ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet si të ishte miku yt më i afërt. Mirëpo, këtë nuk e arrin kush, përveç atyre që janë të durueshëm, dhe nuk e arrin kush, përveç atyre që gëzojnë virtyte të larta.” El Fussilet, 34-35
vijon…
Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët
Tekijudin Ahmed Ibën Tejmije
661 – 728 h
Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond Ajdini
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
 - Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
 - Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
 - Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
 - Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve