Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm? Shkaku i katërt

February 23, 2016

Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve i shkaktojnë njerëzit? – Shkaku i katërt

Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një sërë shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.

Ndër ato shkaqe, përmendim:

Shkaku i katërt

Të jetë i bindur, se nuk hakmerret njeriu për veten e tij, veçse ka për të ndjerë njëfarë mërzitjeje dhe dëshpërimi në veten e tij, ndryshe nga ai që fal dhe bën pajtim, të cilit Allahu i dhuron krenari, ashtu siç na ka lajmëruar në lidhje me këtë, i Sinqerti, i cili flet veçse të vërtetën, Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!), i cili thotë:

“Atij njeriu i cili tregohet zemërgjerë dhe fal, Allahu ia shton edhe më tepër krenarinë dhe dinjitetin.”
E transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij me nr 2588.

Krenaria e arritur prej zemërgjerësisë dhe faljes, është shumë më e lavdëruar dhe frytëdhënse sesa krenaria e cila arrihet prej hakmarrjes dhe ndëshkimit.

Të hakmerresh, është krenari në dukje, por lë gjurmë të dobësisë dhe nënçmimit në zemër, ndërsa të falësh kur i ke të gjitha mundësitë për t’u hakmarrë, fillimisht mund të ngjajë si dobësi dhe përulje, mirëpo në të vërtetë, ajo është kulmi i krenarisë; është një krenari e dukshme e cila buron nga zemra.

vijon…

Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët

Tekijudin Ahmed Ibën Tejmije
661 – 728 h

Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond AJDINI

Loading...