Cilësitë e banorëve të xhenetit
–Durimi–
Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e ruajttë!): Robër të Allahut! Zoti ynë i Lartësuar na lajmëron në Librin e tij se banorët e xhenetit në këtë dynja -në vendin e punës- kanë qenë durimtarë në bindjen ndaj Allahut, durimtarë në mosbërjen mëkat Allahut dhe durimtarë ndaj sprovave.
Njeriu në këtë dynja është krijuar që të adhurojë (vetëm) Allahun. Prandaj kur Allahu Madhëruar i urdhëroi për faljen e namazit, banorët e xhenetit bënë durim në faljen e tij derisa atyre u erdhi e vërteta (vdekja).
Kur Allahu Madhëruar i urdhëroi me agjërim dhe urdhërimin për vepra të mira dhe ndalimi nga e keqja, ata bënë durim derisa u erdhi e vërteta (vdekja).
Kur Allahu Madhëruar i ndaloi nga mëkatet dhe kryerja e tyre, ata u larguan dhe bënë durim duke kërkuar (me këtë) Fytyrën e Zotit të tyre.
Po ashtu kur ata u sprovuan në këtë dynja në pasuritë e tyre, apo në trupat e tyre, apo në fëmijët e tyre, ata bënë durim.
Prandaj dhe Allahu Madhëruar i ka përshkruar robërit e tij banorët e xhenetit, se ata bënin durim duke kërkuar me këtë gjë Fytyrën e Zotit të tyre.
Allahu Lartësuar thotë: “dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit: Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit) (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!” Er-Rad, 22-24
Robër të Allahut!
Pyetja e rëndësishme të cilës do i përgjigjemi tani është: Përse banorët e xhenetit në këtë dynja -vendin e punë- kanë qenë të durueshëm duke kërkuar Fytyrën e Zotit të tyre?
Përgjigja e parë: Sepse Allahu Lartësuar i urdhëroi ata me durim në Librin e Tij. Allahu Lartësuar thotë: “O besimtarë! Bëhuni të durueshëm dhe nxiteni njëri-tjetrin të jeni të tillë.” Al-Imran, 220
I Lartësuari thotë: “O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit
dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.” El-Bekare, 153
Po ashtu dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i ka urdhëruar ata me durim në sunetin e tij:
-Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kaloi pranë një gruaje e cila po vajtonte te varri. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha asaj duke e urdhëruar: “Frikësoju Allahut dhe bëj durim.” Buhariu (1194) dhe Muslimi (926)
-Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem një ditë u tha shokëve të tij: “Bëni durim derisa të më takoni te Haudi.” Buhariu (3581) dhe Muslimi (1845)
-Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ktheu lajmëtarin që i dërgoi vajza e tij duke i thënë asaj: “Me të vërtetë e Allahut është çdo gjë që merr dhe Atij është çdo gjë jep. Cdo gjë te Ai është në një afat të përcaktuar. Prandaj (thuaji asaj) të bëj durim dhe të llogarisë shpërblimin te Allahu.” Buhariu (1224) dhe Muslimi (923).
Allahu i Madhëruar i urdhëroi robërit e tij të bëjnë durim dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e urdhëroi umetin e tij të jenë të durueshëm. Për shkak të saj banorët e xhenetit iu përgjigjën Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe bënë durim derisa u erdhi e vërteta (vdekja).
“El-Akidetu el-Evvelen” vëll. 3
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve