Dallimi mes mirësive të dynjasë dhe mirësive të xhenetit

August 17, 2016

 

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e ruajttë!): Ajo që më shtyu të flas rreth kësaj teme është fakti se shumë prej njerëzve -përveç atij që Zoti im e ka mëshiruar- punojnë ditë-natë për shkak të mirësive të dynjasë dhe harruan mirësitë e xhenetit. Prandaj doja që të jem për ta këshillues besnik.

Së pari: Dijeni o robër të Allahut, se Allahu Lartësuar, i Cili e ka krijuar këtë dynja na e ka përshkruar atë në Librin e tij duke e mos na e lavdëruar atë dhe i ka paralajmëruar robët e tij ndaj (rrezikut të) saj.

Allahu Lartësuar e ka krijuar xhenetin duke ia përshkuar atë robëve të tij në Librin e tij, e ka lavdëruar atë dhe i ka ftuar robërit e Tij drejt tij.

Zoti ynë i Lartmadhëruar në përshkrimin e dynjasë thotë: “Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rreme.” El-Hadid, 20

Zoti ynë e ka përshkruar jetën e dynjasë se ajo është: lojë, dëfrim, zbukurim, mburrje ndërmjet jush dhe rivalitet në shtimin e pasurisë dhe fëmijëve. Pra, kjo është dynjaja, një kënaqësi e rreme.

Më pas Allahu Madhëruar duke ua tërhequr vërejtjen robëve të Tij nga jeta e kësaj bote, thotë: “O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.” Fatir, 5

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -duke paralajmëruar nga jeta e kësaj bote- thotë: “Pasha Allahun, unë nuk e kam frikë varfërinë për ju, por kam frikë se do t’u jepet (hapet) dynjaja ashtu siç iu dha atyre që ishin para jush. E kështu do të garoni me njëri-tjetrin ashtu siç garuan dhe ata dhe, t’ju shkatërrojë ashtu siç i ka shkatërruar ata.” Buhariu (3791) dhe Muslimi (2961)

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Me të vërtetë dynjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Allahu Lartësuar ju ka bërë mëkëmbës (vendosur) në të që të shoh sesi do të punoni. Prandaj frikësojuni dynjasë dhe frikësojuni grave.” Muslimi (2742)

Zoti ynë i Lartësuar duke e përshkruar xhenetin, lavdëruar mirësitë e tij dhe duke i ftuar robërit e tij për në të, thotë: “S’ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu i fut në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen me byzylykë të artë dhe margaritarë e rrobat e tyre do të jenë prej mëndafshi. Ata qenë udhëzuar drejt fjalës së mirë dhe në rrugën e Atij që është i Denjë për t’u lavdëruar.” El-Haxh, 23-24

Robër të Allahut!

Allahu Lartësuar në një hadith kudsij, siç e dëgjuat, thotë: “Kam përgatitur për robërit e Mi vepërmirë -pra, në xhenet- atë që syri kurrë nuk e ka shikuar, veshi kurrë nuk e ka dëgjuar dhe zemra e njeriut kurrë nuk e ka menduar. Lexoni nëse dëshironi: “Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” Es-Sexhde, 17. Buhariu (3072 dhe Muslimi (2824)

I Madhëruari thotë: “Aty do të ketë çfarë t’ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin…” Ez-Zukhruf, 71

Pastaj Allahu i fton robërit e tij për tek ai (xheneti). I Madhëruari thotë: “Allahu i thërret njerëzit për në Shtëpinë e shpëtimit (Xhenet) dhe udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.” Junus, 25

Po ashtu thotë: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.” Al-Imrna, 133

Robër të Allahut!

Allahu Lartësuar është Ai që e ka krijuar dynjanë dhe xhenetin. Ai na e ka përshkuar dynjanë dhe s’e ka lavdëruar atë dhe na ka paralajmëruar ndaj saj. Po ashtu na e ka përshkruar xhenetin, e ka lavdëruar atë dhe na ka ftuar drejt tij.

Shihni gjendjen tonë sot;

Për kë punojmë?

Pas kujt mirësie jemi dhënë?

Të gjithë ne -përveç atij që Zoti im e ka mëshiruar- jemi dhënë pas mirësive të dynjasë kalimtare, të cilën Allahu Lartësuar na e ka përshkruar në Librin e tij duke mos e lavdëruar atë dhe na ka paralajmëruar nga ajo.

Ndërsa -sot- ne:

-për dynjanë punojmë

-për dynjanë mësojmë

-për dynjanë udhëtojmë

-për dynjanë meditojmë

-nuk kemi preokupim tjetër vetëm se mirësitë e dynjasë. Dhe -kështu- e harruam botën tjetër.

Prandaj, zgjohuni o robër të Allahut!

 

“El-Akidetu el-Evvelen” vëll. 3

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...