Pasi shpjegon pesë gjykimet fetare; detyrë, e pëlqyeshme, e lejuar, e ndaluar dhe e urryer, shejh Mesh’hur Hasen në shpjegimin e “Metnul uerakat” thotë: Shokët e të Dërguarit të Allahut – sal lallahu alejhi ue selem – nuk bënin dallim në veprat e tyre mes detyrimit dhe të pëlqyeshmes, dhe në veprat nga të cilat largoheshin mes të ndaluarave dhe të urryerave, por ata ishin të drejtuar drejt botës tjetër plot zell dhe vullnet. Ata shikonin se kë po kundërshtonin dhe nuk shikonin në vogëlsinë e gjynahut. Ata vepronin atë që i afronte me Zotin e tyre të Lartmadhëruar dhe i braktisnin veprat që i largonin prej Tij, të Patëmetit. Besimi ishte i qartë në mendjet e tyre, dallimi mes detyrimeve dhe të pëlqyeshmeve në njërin krah dhe të urryerave e të ndaluarave në krahun tjetër si përfytyrim teorik. E pëlqyeshmja ka forma të caktuara të të shprehurit e po ashtu edhe urdhëri. I Dërguari i Allahut – sal lallahu alejhi ue selem – i urdhëronte shokët e tij dhe ata thoshin: “Jo në formë të prerë”, dhe i nxiste për diçka e në fund u thoshte: “Për atë që dëshiron”.
Këto janë argumente se ata bënin dallimin në përfytyrim mes detyrimit dhe të pëlqyeshmes, por gjendja dhe realiteti i tyre praktik ishte se ata tregoheshin të kujdesshëm për çdo gjë që e kënaqte Zotin e tyre të Madhëruar.
“Et tahkikat ala metnil uerakat”, fq. 80.
Ata ishin ashtu siç i përshkruan Zoti i botëve në Kuran: “Dhe thanë: Dëgjuam dhe u bindëm.” (Bekare: 285) Dhe kur i Madhëruari u drejtua atyre me gjykimin përfundimtar të ndalimit të alkoolit me fjalët: “A po i jepni fund?” (Maide: 91) Ata thanë: – I dhamë fund o Zoti ynë!
E kur Profeti – sal lallahu alejhi ue selem – i urdhëronte të merrnin një pengesë (sutre) kur të faleshin dhe të mos faleshin veçse drejt saj, ata bindeshin dhe faleshin drejt një pengese e nuk filozofonin duke thënë: “Kjo është sunet.”
E atij që thotë kështu i thuhet: Dhe pse është sunet (po supozojmë se është ashtu) kaq i panevojshëm je ti për sunetet? Apo pret që të zbatosh njëherë farzet pastaj sunetet (siç u vjen shejtani me një tjetër mashtrim)?
Nuk e di i pavëmendshmi se sunetet ndihmojnë farzet dhe i plotësojnë ato, dhe se në Ditën e Gjykimit do të bëhet pishman për çdo vepër që e ka zvogëluar rëndësinë e saj. Ndërsa në këtë botë kjo është ajo që bën dallimin mes atyre robërve që Allahu ua trashëgoi tokën dhe çka në të, ndërsa neve na bëri plaçkë lufte që shpërndahet.
Allahu na përmirësoftë gjendjet dhe na bëftë t’a kuptojmë fenë ashtu si duhet!
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve