Prej dhikrit të mëngjesit është: “Esbahna ala fitratil-Islam ue kelimatil-Ikhlas ue ala dijni nebijjina Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ue ala mil-leti ebina Ibrahim hanifen muslimen ue ma kene minel-mushrikin – E arritëm mëngjesin në natyrshmërinë e pastër Islame, në fjalën e sinqertë “La ilahe il-lAllah”, në fenë e Profetit tonë, Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe në fenë e babait tonë Ibrahimit, mikut të ngushtë të Allahut, i cili ka qenë në fenë e pastër dhe s’ka qenë prej idhujtarëve.”
Shejh AbduRrezak El-Bedr (Allahu e ruajtë!) thotë: “Sa bukur është që muslimani t’a fillojë ditën e tij me këto fjalë madhështore, të cilat përmbajnë:
- ripërtëritjen e besimit,
- shprehjen e teuhidit,
- konfirmimin/ripohimin në kapjen fort mbas fesë së Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),
- pasimin e fesë së pastër të Ibrahimit (alejhi selam),
- dhe distancimin nga shirku në tërësi.”
“Fikhu El-Edijeh uel-Edhker”
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Dhikri
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve