Dhikri i mëngjesit

Prej dhikrit të mëngjesit është: “Esbahna ala fitratil-Islam ue kelimatil-Ikhlas ue ala dijni nebijjina Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ue ala mil-leti ebina Ibrahim hanifen muslimen ue ma kene minel-mushrikin – E arritëm mëngjesin në natyrshmërinë e pastër Islame, në fjalën e sinqertë “La ilahe il-lAllah”, në fenë e Profetit tonë, Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe në fenë e babait tonë Ibrahimit, mikut të ngushtë të Allahut, i cili ka qenë në fenë e pastër dhe s’ka qenë prej idhujtarëve.”

Shejh AbduRrezak El-Bedr (Allahu e ruajtë!) thotë: “Sa bukur është që muslimani t’a fillojë ditën e tij me këto fjalë madhështore, të cilat përmbajnë:

  • ripërtëritjen e besimit,
  • shprehjen e teuhidit,
  • konfirmimin/ripohimin në kapjen fort mbas fesë së Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),
  • pasimin e fesë së pastër të Ibrahimit (alejhi selam),
  • dhe distancimin nga shirku në tërësi.”

“Fikhu El-Edijeh uel-Edhker”

Përktheu: Unejs Sheme