Disa veçori të Shamit – Xhamia e begatë e Aksas (pjesa e parë)

December 12, 2017

Disa veçori të Shamit, Kudsit, dhe xhamisë së Aksasë.

1- Shami është vendi i grumbullimit dhe i ringjalljes së njerëzve.

Ebu Dherri -radiallahu anhu- tregon se i dërguari i Allahut -salallahu alejhi ue selam- ka thënë: 
“Shami është vendi i grumbullimit dhe vendi i ringjalljes.”
E transmeton Bezari, Tahaui, Bejhakiu, dhe e saktëson sheih Albani.

Fjala e tij [vendi i grumbullimit] d.m.th. vendi i grumbullimit të njerëzve para orës së fundit të dynjasë.
Enesi -radiallahu anhu- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Shenja e parë e orës së fundit të dynjasë është një zjarr që i grumbullon njerëzit nga lindja për në perëndim.” E transmeton Buhariu.
Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- në komentimin e hadithit thotë: “Ky grumbullim është grumbullimi i njerëzve të pranishëm në kohën e fundit të dynjasë, nga të gjitha anët e tokës për në vendin e grumbullimit, i cili është Shami.” Shih librin ‘El-Bidaje ue En-Nihaje’.

Ndërsa fjala e tij [vendi i ringjalljes] d.m.th. vendi i ringjalljes në ditën e kiametit sepse njerëzit do të ringjallen nga kjo tokë.

Në lidhje me urtësinë e kësaj veçorie të Shamit, një prej komentuesve të haditheve El-Menauij (dijetar nga Egjipti i cili ka vdekur në vitin 1031 H) thotë:
“I është dhënë kjo veçori Shamit sepse shumica e profetëve janë dërguar te ky vend dhe prej tij janë shpërndarë udhëzimet e Allahut nëpër botë, prandaj dhe i përshtatet të jetë toka e grumbullimit dhe toka e ringjalljes”.

 

Shkroi: Dr. Abdullah Nabolli

Vijon ….

Loading...