Pyetje: Djali im shoqërohet me shokë të këqij. Çfarë këshille i jepni?
Përgjigje: Këshilla ime për të dhe për të tjerët është që të mos shoqërohen vetëm se me besimtarët. Allahu i Madhëruar kur na flet për banorët e zjarrit në momentin e parë kur hyjnë në të, gjithsecili kërkon për shokun e vet sepse në atë zjarr nuk ka përfunduar vetëm se nëpërmjet shokut të keq.
Allahu i Madhëruar tregon duke thënë: “Dhe jobesimtarët do të thonë: O Zoti ynë, na i trego ata xhinde dhe njerëz që na kanë shpënë në humbje që t’i shkelim me këmbët tona e t’i poshtërojmë!” Këtu janë për qëllim shokët (e këqij).
Për këtë arsye, shoku nuk i bën dobi shokut të vet në ditën e gjykimit vetëm nëse ka qenë besimtar.
Allahu i Madhëruar thotë: “Atë ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve që e kanë pasur frikë Allahun.” Ndërsa i Dërguari i Allahut, alejhi selam, thotë: “Mos u shoqëro vetëm se me një besimtar dhe me ushqimin tënd mos të ushqehet vetëm se një njeri i devotshëm.”
Imam Euzaiu thoshte: Shoku është (si) arrna (e rrobës) tek ti. Shoku i mirë është përmirësues, shoku i devotshëm të shtyn drejt së mirës. Arabët thonin: Shoku është tërheqës. Gjithashtu kanë thënë: Më thuaj me kë shoqërohesh të të them se kush je.
Njeriu i mençur shoqërohet në këtë botë me një shok që i sjell dobi në ditën e gjykimit. Është saktësuar në një hadith të Profetit, alejhi selam, se ka thënë: “Një njeri Zoti do urdhërojë që ta fusin në zjarr ndërkohë që ai kishte pasur një shok në dunja i cili shkon dhe i kërkon Zotit, i përgjërohet duke iu lutur e duke i thënë: O Zot, filani ishte shoku im! Faleshim bashkë, agjëronim bashkë dhe prishnim iftarin bashkë. Mua më ke futur në Xhenet ndërsa atë në zjarr. Allahu i Madhëruar i thotë: Shko merre shokun tënd dhe futu me të në Xhenet.”
Për këtë arsye, njeriu mund të fitojë Xhenetin për shkak të një shoku me të cilin është shoqëruar në këtë botë. Prandaj mos u shoqëro vetëm se me dikë që është më i ngritur se ti në fe dhe në dije, e nëse ndodh që shkujdesesh gjatë jetës tënde mbase Allahu të bën dobi me të (në ditën e llogarisë).
Autor: Mesh’hur Hasen Al Selman
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve
- Fanatizmi mbas dijetarëve Udha e Besimtarëve