Fanatizmi mbas dijetarëve

September 12, 2024

El hafidh Ibën Rexhebi ka thënë për fanatizmin mbas dijetarëve:

“Kur u shtuan kundërshtimet mes njerëzve në çështjet e fesë dhe u shtuan përçarjet mes tyre, u shtua për shkak të kësaj edhe urrejtja dhe mallkimi mes tyre dhe çdonjëri prej tyre shfaqet se po urren për hir të Allahut. Ai mund të jetë i justifikuar për këtë (urrejtje) por mund edhe të mos jetë i justifikuar sepse po pason epshin (tekat) e tij, dhe se është treguar i mangët në njohjen e asaj që lejohet urrejtja për hir të saj. Shumë prej urrejtjeve ndodhin për shkak të një dijetari që pasohet për të cilin pasuesi mendon se çdo fjalë që ai thotë është e vërteta. Por kjo prerazi është gabim!
Ndërsa nëse mendon se në këtë çështje që të tjerët kanë pasur mendim të kundërt me të ai (dijetari i pasuar) ia ka qëlluar të vërtetës, në këtë rast ai (pasuesi) mund të ketë të drejtë por mund ta ketë edhe gabim. Gjithashtu, mundet që shkaku përse ai e pason dijetarin është thjesht dëshira e tij (ka qejf që dijetari që pason të ketë të drejtë), ose afrimiteti, ose zakoni. Të gjitha këto nuk lejojnë që kjo urrejtje të jetë për hir të Allahut. Prandaj është detyrë për besimtarin që të jetë i sinqertë dhe ta analizojë veten, si dhe të ruhet prej kësaj maksimalisht. Në ato çështje që janë problematike të mos e angazhojë veten me to nga frika se mos bie në atë që është e ndaluar, e cila është urrejtja pa të drejtë e besimtarit.

Këtu është një çështje e fshehtë që kërkon zgjuarsi dhe ajo është si më poshtë:
Shumë prej imamllarëve të fesë mund të thonë fjalë të dobëta (merxhuh) e në këtë rast ai është muxhtehid (është përpjekur dhe ka bërë hulumtim akademik duke qenë i aftë për të dhe duke i poseduar mjetet e kërkuara të hulumtimit), por s’ka mundur të arrijë tek fjala më e saktë në atë çështje. Ai në këtë rast është i shpërblyer për hulumtimin e tij dhe nuk ka gjynah. Ndërsa ai që mbron fjalën e tij nuk është në gradën e dijetarit sepse ai nuk e mbron këtë fjalë.

Emin Bilali

Dosje:

Loading...