7-Të gjithë pejgamberët u dërguan si përmirësues dhe sjellës të mirësisë. Nga ana tjetër Allahu i ndaloi nga e keqja dhe çrregullimi. Çdo mirësi dhe përmirësim qoftë nga ana fetare apo jetësore, konsiderohet fe me të cilën u dërguan këta Pejgamberë, veçanërisht ai që konsiderohet imami dhe vula e të gjithë Pejgamberëve, Muhamedit (alejhi selam).
Ai e shprehu dhe e riktheu përsëri këtë parim, duke rrënjosur parimet e dobishme me të cilat ecin në jeën normale, ashtu sikurse rrënjosi ato parime që kanë të bëjnë me çështjet e fesë (besimit në një Zot të vetëm).
Njeriu, ashtu sikurse duhet të përpiqet të bëjë mirë dhe të përmirësojë, njëkohësisht forcën dhe ndihmën për këtë duhet ta kërkojë nga Allahu i Lartësuar. Le të jetë i bindur, se nuk mundet ta arrijë apo ta plotësojë (përmirësimin) vetëm se me ndihmën e Allahut.
Këtë e themi duke bazuar në fjalët e Shuajbit (alejhi selam) kur thotë: “Unë dëshiroj vetëm të përmirësoj atë që mundem. Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.” [Hud 88].
8- Ai që i fton njerëzit tek Allahu, duhet të pajiset me durim, butësi dhe moral të mirë. Atyre që lëndojnë me fjalë dhe vepra tu përgjigjet me të kundërtën (mirësjellje dhe të butësi). Të mos e pengojë ky lëndim që I vjen nga njerëzit dhe të zbrapset nga thirrja e tij.
Profetët (alejhim selam) ishin të përkryer në këtë moral. Shiko përshembull Shuajbin (alejhi selam) dhe sjelljen e mirë me popullin e tij, ftesën që u bëri me çdo lloj forme, ndërsa ata i flisnin fjalët më të këqia dhe ia kthenin me veprime të ulta. E megjithatë, ai duronte, i falte, u fliste fjalë jo si ato që dilnin nga gojët e tyre përkundrazi i përfshinte në mirësinë e tij dhe kalonte me të lehtë këtë çështje.
Këtë moral të përkryer, ai që e posedon, ka fituar shumë dhe tek Allahu ka vendin më të lartë dhe shpërblimin e përhershëm.
Ai e dinte shumë mirë se po kuronte popuj që ishin mësuar me sjellje çrrënjosja e të cilave ishte më e veshtirë se lëkundja e maleve të ngulitura. Tek ata ishin gdhendur besytni dhe ideologji, duke shpenzuar pasurinë dhe shprirtra njerëzish duke u dhënë përparësi para gjithçkaje. A mendon se këta nejrëz, do të binden kaq lehtë, vetëm e vetëm duke u thënë se rruga e tyre është e kotë dhe se fjalët që thonë janë të prishura?! A mendon se ata e tolerojnë atë që i cënon me këtë të keqe?! Jo vallahi, nuk është e lehtë! Këta njerëz kanë nevojë për kura të ndryshme dhe forma (mënyra) me të cilat ftuan Pejgamberët:
–Pejgamberët u kujtonin mirësitë e Allahut dhe se Ai është i zoti i këtyre mirësive dhe se vetëm Ai meriton adhurimin. Ua kujtonin mirësitë të detajuara, mirësi të cilat nuk numërohen e as nuk llogariten.
–U sqaronin të kotën, lajthitjet, fesadin, parregullësinë dhe kontradiktën që gjendeshin në rrugën që ndiqnin, gjë e cila e lëkundte besimet e tyre dhe i nxiste për ti braktisur ato.
–U sillnin në kujtesë gjendjen e tyre, gjendjen e atyre që jetuan më parë dhe ngjarjet e popujve që përgënjeshtruaa Pejgamberët dhe refuzuan njësimin e Allahut në adhurim.
–U tregonin mirësitë dhe vlerat që gëzon besimi në Allahun, teuhidi, feja e Tij interest fetare dhe jetike që e tërheqin zemrën dhe lehtësojnë çdo gjë të nevojshme.
Pas gjithë kësaj, përsëri njerëzit kanë nevojë për mirësi dhe sjellje të mirë. Më e pakta është durimi ndaj lëndimeve dhe sabri ndaj gjërave që vijnë prej tyre. Fjalët e buta dhe ndjekia e çdo mënyre urtësie me ta. Të veprosh disa gjëra që shpirtrat ua pranojnë me qëllim që të përshkallëzohesh në plotësimin e tyre .
Të fillosh me gjërat më të rëndësishme, pastaj me të tjerat që janë më pak të rëndësishme.
Ai që i realizoi në mënyrë të përkryer këto që u thanë e shumë të tjera, ishte zotëria dhe vula e Pejgamberëve imami i kirjesave në mënyrë absolute, Muhamedi (alejhi salatu ues selam).
“Kisasul Enbija” “Historitë e Pejgamberëve”
Autor: Shejh Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Fatjon Isufi