Dobi nga Kurani prej shejh Salih el-Feuzanit

September 23, 2016

Dobi nga Kurani prej shejh Salih el-Feuzanit

-1-

Me tri llojet e teuhidit Allahu e ka filluar dhe mbyllur Kuranin

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Kjo sure –surja El-Fatiha– përfshin dijet më madhore.

Së pari: Në të gjenden të tri llojet e teuhidit: Teuhidi er-Rububijeh, teuhidi el-Uluhijeh dhe teuhidi el-Esmau ues-Sifat.

Teuhidi er-Rububijeh gjendet te ajeti: “Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Sunduesit të Ditës së Gjykimit”, ngase këto janë cilësitë e Zotit të Lartmadhëruar.

Teuhidi el-Uluhijeh gjendet te fjala Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë!” deri në fund të tij.

Teuhidi el-esamu ues-Sifat gjendet te fjala e Allahut: “Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” Këto janë emra prej emrave të Allahut.

Me këto tri llojet e teuhidit Allahu Lartmadhëruar e ka filluar dhe e ka mbyllur Kuranin. Siç është në suren “En-Nas”: ‘Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve.”

te Zoti i njerëzve” është teuhidi er-Rububijeh (veçimi i Allahut në krijim, furnizim, sundim etj).

i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve” është teuhidi el-Uluhijeh (veçimi i Allahut në adhruim).

Sundimtari i njerëzve” është teuhidi el-Esamu ues-Sifat (emrave dhe atributeve).[1]

-2-

Ajo që i është shpallur Profetit alejhis-selam përfshin Kuranin dhe Sunetin autentik.

Allahu Madhëruar thotë: “dhe për ata që besojnë në atë që të është shpallur ty (o

Muhamed), në atë që është shpallur përpara teje dhe që me bindje i besojnë jetës tjetër.” El-Bekare, 4

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): “që besojnë në atë që të është shpallur ty (o Muhamed)” prej Kuranit dhe Sunetit. Ngase Suneti është prej asaj që i është shpallur të dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Prandaj ai që beson në Kuranin dhe nuk beson në Sunetin, ai -në të vërtetë- nuk beson (nuk ka besuar) në atë që i është shpallur të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Allahu Madhëruar thotë: “Ai (Profeti alejhis-sleam) nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” En-Nexhm, 3-4

Ajo që i është shpallur atij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përfshin Kuranin dhe -po ashtu- përshin Sunetin e saktë.[2]

-3-

O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë.” El-Enfal, 24

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Ti nëse i përgjigjesh Allahut, Allahu të përgjigjet ty -ta pranon lutjen-. Allahu Madhëruar thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë.” El-Enfal, 24. Nëse dëshiron që Allahu të përgjigjet ty -ta pranojë lutjen tënde-, atëherë përgjigju Allahu duke iu bindur Atij dhe duke i lënë mëkatet në mënyrë që Allahu të përgjigjet ty.[3]

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Durusu et-Tefsir fil-mesxhidil-haram vëll. 1

[2] Durusu et-Tefsir fil-mesxhidil-haram vëll. 1

[3] Durusu et-Tefsir fil-mesxhidil-haram vëll. 2

 

Loading...