Dobi të përmbledhura nga Kapitulli i Haxhit (Pjesa e parë)

Mendimet e përzgjedhura të shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) në lidhje me haxhin dhe umrën

1-Haxhi dhe umra janë detyrë (vaxhib) për secilin musliman që ka arritur pjekurinë dhe ka mundësi, një herë në jetë.

2-Haxhi është detyrë (vaxhib) të bëhet menjëherë nëse ekziston mundësia sipas fjalës më të saktë të dijetarëve.

3-Kryerja e haxhit është detyrë për personin që ka borxh, i cili ka mundësi ta kryej haxhin dhe ta shlyhej borxhin.

4-Më e mira është mosmarrje borxh për kryerjen e haxhit.

5-Nuk saktësohet haxhi nga ai që nuk fal namazin dhe as nga ai që herë falet dhe herë jo. Bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Marrëveshja e cila është mes nesh dhe tyre është namazi. Kush e lë atë, ai ka mohuar.” E kanë transmetuar të pestët. E ata janë: Ahmedi dhe autorët e katër suneneve (Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe) me zinxhir të saktë.

Dhe na fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Mes personit dhe shirkut është lënia e namazit.” Transmeton Muslimi në “Koleksionin e haditheve autentike”.

6-Kush e kryen haxhin me pasuri haram, haxhi i tij është i saktë. Ngase të gjitha veprimet e haxhit janë trupore. Por ai ka për detyrë të pendohet për pasurinë haram që ka fituar.

7-Haxhi i gruas pa mahrem është i saktë por ajo ngarkohet me gjynah. Ngase nuk i lejohet gruas të udhëtojë pa pasur mahrem qoftë dhe për kryerjen e haxhit dhe umrës.

 

Vijon…

 

Përzgjodhi dhe përktheu: Unejs Sheme