Sheriati Islam dhe gjërat që është ndërtuar mbi to:
Sheriati Islam është shpallja që i ka shpallur Allahu të dërguarit të Tij Muhamedit -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- që t’i nxjerri njerëzit nga errësira në dritë. Ai është Libri i Allahut Fisnik të cilit nuk i vjen e kota nga asnjë anë por është i zbritur nga i Urti që meriton të gjitha lavdet. Kurse suneti i dërguarit të Tij -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është shpjegim i Kuranit, sqarim i tij dhe rrugë që të shpie tek ai. Kurani dhe suneti janë të bashkuar me njëri-tjetrin ashtu siç është e bashkuar dëshmia se “Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”. Sheriati Islam është ngritur mbi dy baza të mëdha dhe mbi dy baza themelore:
E para: Mos të adhurohet askush tjetër pos Allahut të Vetëm i pa shoq dhe mos të adhurohet me të dikush tjetër kushdo qoftë, asnjë melek i afërt e asnjë pejgamber i dërguar dhe mos të flasim për të tjerë pos këtyre dyve, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
{وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ للهِ فَلا تَدْعُو مَعَ اللهِ أَحَداً}
“Me të vërtetë xhamitë janë vetëm për Allahun, prandaj mos lut askënd tjetër me Allahun” Xhin: 18.
Dhe ka thënë:
{قُلْ إِنَّ صَلاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي للهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ. لا شَرِيكَ لَهُ وَبِذَلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ}
“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij” En’am: 162-163.
E dyta: Mos të adhurohet Allahu me ndonjë mënyrë tjetër pos asaj që Ai ka shpallur në Librin e Tij apo në sunetin e të dërguarit të Tij -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
{وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا}
“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj” Hashër: 7.
Dhe ka thënë:
{قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَنْ كَانَ يَرْجُوا لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً}
“Thuaj: “Unë jam vetëm një vdekatar si ju, që më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” Kehf: 110.
Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e këtij ajeti “ le të bëjë vepra të mira” ka thënë: d.m.th. ajo që është në përputhje me sheriatin e Allahut, kurse fjala e Tij “ dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” është ajo që bëhet vetëm për hir të Allahut të Vetëm e të pa shoq, dhe se këto janë dy kushtet e punës së pranuar, patjetër duhet të jetë e sinqertë për Allahun dhe në përputhshmëri më sheriatin e të dërguarit të Tij -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-. I dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë në hadithin që është unanimisht i saktë nga Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj-:
من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد
“Ai i cili shpik diçka në çështjen tonë gjë që nuk është prej saj; ajo vepër është e refuzuar” kurse në transmetimin e imam Muslimit ka ardhur me fjalën:
من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد
“Ai i cili vepron një vepër që nuk është prej çështjes sonë, ajo vepër është e refuzuar” d.m.th. i refuzohet atij që e vepron atë.
Prandaj duhet patjetër që vepra të jetë e pranuar të jetë e sinqertë vetëm për Allahun dhe të jetë në përputhshmëri me atë që ka ardhur me të i dërguari i Tij -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-.
Vazhdon . . .
Autor Shejh Abdulmuhsin Abad
Përktheu Ylli Rama
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve