Author: Shejh Abdulmuhsin Abad

Shejh Abdulmuhsin el-Abad në lidhje me ngjarjet e Libisë

Komenti i dijetarit Abdulmuhsin ibn Hamd el-Abad el-Bedër në lidhje me atë që kanë përhapur prej tij rreth Kadafit dhe ngjarjeve të Libisë: Si koment i asaj që kanë shpërndarë në disa kanale televizive prej meje në lidhje me Kadafin dhe ngjarjet e Libisë them: Nuk dijë në legjislacionin Islam diçka që i lejon protestat […]

Edhe një herë: Butë o pasuesit e sunetit me pasuesit e sunetit

بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Gjithmëshirshmit

Edhe një herë:

Butë o pasuesit e sunetit me pasuesit e sunetit!

Falënderimi i takon vetëm Allahut, nuk ka forcë dhe fuqi vetëm se me Allahun, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi robin e Tij dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndihmuan.

Më pas:

Ata të cilët merren me diturinë prej pasuesve të sunetit dhe xhematit dhe që ndjekin rrugën e të parëve tanë të mirë, janë personat që kanë më së shumti nevojë në këtë kohë që të bashkohen dhe të këshillojnë njëri-tjetrin, sidomos duke ditur se ata janë të paktë nga e pakta në krahasim me grupacionet e devijuera nga rruga e të parëve tanë të mirë. Para më shumë se dhjetë vitesh në fundin e kohës së dy dijetarëve të nderuar: shejhut tonë Abdulaziz ibn Baz dhe shejh Muhaned ibn Uthejmin –Allahu i mëshiroftë-, një pjesë shumë vogël prej pasuesve të sunetit morën drejtimin duke punuar në paralajmërimin prej disa grupacioneve të devijuara nga rruga e të parëve tanë të mirë, dhe kjo ishte një punë e lavdruar dhe e mirë, por ajo që është për të ardhur keq është se pasi ndërruan jetë dy dijetarët disa prej këtij grupi të vogël u drejtuan duke folur për disa prej vëllezërve të tyre që janë pasues të sunetit dhe që thërrasin në të ashtu siç kanë qënë të parët tanë të mirë, qofshin këtë thirrësa brenda shtetit tonë apo edhe jasht tij. Megjithëse prej ishte obligimit tyre që kishin ndaj atyre që ta pranonin mirësinë e tyre dhe të mblidhnin forcat që të rregullonin nëse kishte diçka gabim, pasi tu vërtetonte që ishte gabim! Kështu që mos të angazhonin veten e tyre duke bërë mexhlise duke i përmendur ato dhe duke i ndaluar të tjerët prej tyre, por të merreshin me diturinë duke e mësuar, duke i mësuar të tjerët dhe duke bërë thirrje për në të. Kjo është edhe metoda e saktë në përmisimin, metodë që ka ecur edhe shejhu ynë Abdulaziz ibn Baz, imami i pasuesve të sunetit dhe xhematit në kohën tonë –Allahu e mëshiroftë-. Ata që merren me dijen sot janë të pakët dhe është nevoja që të shtohen e jo të pakësohen, është nevoja që të bashkohen e jo të përçahen dhe të thuhet për to ashtu siç thonë dijetarët e gjuhës: “e vogla nuk zvogëlohet”.

Domosdoshmëria e të vepruarit me ligjet e Sheriatit Islam për çdo musliman – pjesa e dytë

Sheriati Islam është shpallja që i ka shpallur Allahu të dërguarit të Tij Muhamedit -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- që t’i nxjerri njerëzit nga errësira në dritë. Ai është Libri i Allahut Fisnik të cilit nuk i vjen e kota nga asnjë anë por është i zbritur nga i Urti që meriton të gjitha lavdet. Kurse suneti i dërguarit të Tij -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është shpjegim i Kuranit, sqarim i tij dhe rrugë që të shpie tek ai. Kurani dhe suneti janë të bashkuar me njëri-tjetrin ashtu siç është e bashkuar dëshmia se “Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”. Sheriati Islam është ngritur mbi dy baza të mëdha dhe mbi dy baza themelore: […]

Domosdoshmëria e të vepruarit me ligjet e Sheriatit Islam për çdo musliman

Falënderimi i takon vetëm Allahut i Cili përzgjodhi për këtë umet si fe Islamin. E plotësoj atë fe dhe me këtë plotësoj mirësinë e tij nga këtij umeti. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut të vetëm e i pa shoq, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. I cili u dërguar si mëshirë për të gjithë krijesat, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij dhe udhëzohen me udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit […]

Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit rreth Sahabeve të Nderuar – pjesa e dytë

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej hadithit të Ebi Sejd el Khudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-: “Do të vijë një kohë kur disa njerëz do të robërojnë disa të tjerë e do tu thonë: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. Do të vijë një ditë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. E më pas do të vijë një kohë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar ata të cilët shoqëruan shokët e të dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. E do të lihen.” […]

Mirësia e Medines, edukata e banimit në të dhe vizitës së saj –pjesa e tretë-

Nqs mbushet plot xhamia e Profetit e nuk ka më vend atëherë lejohet për atë që vjen me vonesë të falet në rrugë me namazin e imamit, në tre drejtimet e tjera përveç drejtimit te imamit dhe e arrin shpërblimin e namazit me xhemat por jo shumëfishimin me më shumë se 1000 namaze sepse ky shumëfishim është i veçantë për xhaminë e Profetit, siç thotë Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Një namaz në këtë xhaminë time është më i mirë se 1000 namaze diku tjetër përveç Mesxhidul Haram (Qabes)” dhe ai që falet në rrugë nuk konsiderohet se është falur në xhaminë e Profetit dhe nuk e arrin shumëfishimin […]

Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit rreth Sahabeve të Nderuar – pjesa e parë

Është prej mirësisë, bamirësisë dhe mëshirës së Allahut ndaj robërve të Tij dërgimi tek ata i një personi të zgjedhur prej mesit të tyre për t’ua komunikuar shpalljen e Zotit dhe për t’i udhëzuar tek çdo gjë e dobishme, e për t’i këshilluar që të ruhen nga çdo gjë e dëmshme. Detyrën me të cilën u dërgua, profeti Muhamed, -paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të-, e kreu me korrektësi e me përsosmëri. Ai ia tregoi popullit të tij çdo të mirë dhe e paralajmëroi për çdo të keqe. E porositi me këshillat më të përkryera. Më të mirët e këtij populli Allahu i zgjodhi për të qenë shokë të Muhamedit, -paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të-, dhe mbartës të sheriatit të tij. Ata përbënin bashkësinë më të përsosur njerëzore, që kishin dalë prej popullit më të mirë ndër të gjithë popujt. Allahu i nderoi ata me shoqërimin e profetit të Tij, -paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të-. Ata e panë atë dhe dëgjuan prej gojës së tij të ndershme. E kjo është mirësia e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu ka mirësi të madhe […]

Mirësia e Medines, edukata e banimit në të dhe vizitës së saj –pjesa e dytë-

Të dyja këto gjëra që u përmendën në shpjegimin e kësaj fjale kanë ndodhur dhe janë bërë realitet. Është realizuar mbizotërimi dhe triumfi i këtij qyteti ndaj qyteteve të tjera duke u nisur prej saj udhëzuesit përmirësues si dhe luftëtarët çlirimtarë, të cilët i nxorën njerëzit nga errësirat në dritë me lejen e Zotit të tyre duke u bërë shkak që të hyjnë në fenë e Allahut dhe çdo e mirë që e gëzojnë njerëzit ka dalë nga ky qytet i bekuar, qyteti i Profetit -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-. Pra fakti që Medineja i ha qytetet do të thotë triumfi dhe mbizotërimi i saj ndaj qyteteve të tjera siç ndodhi në kohën e parë me elitën e shokëve të Profetit -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- dhe me katër halifet e drejtë (Allahu qoftë i kënaqur ndaj tyre), gjithashtu është realizuar arritja e plaçkave të luftës dhe sjellja e tyre në Medine. Profeti -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka lajmëruar se do shpenzohen thesaret e Kisrasë dhe Kajsarit për në rrugë të Allahut gjë e cila ka ndodhur, janë sjellë në Medine këto thesare dhe i ka shpërndarë Umeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-. […]