Komenti i dijetarit Abdulmuhsin ibn Hamd el-Abad el-Bedër në lidhje me atë që kanë përhapur prej tij rreth Kadafit dhe ngjarjeve të Libisë:
Si koment i asaj që kanë shpërndarë në disa kanale televizive prej meje në lidhje me Kadafin dhe ngjarjet e Libisë them:
Nuk dijë në legjislacionin Islam diçka që i lejon protestat të cilat i kanë marrë shumë prej muslimanëve nga shtetet e perëndimit dhe i kanë pasuar në këtë veprim.
Kurse për Kadafin i cili e ka mbizotëruar Libinë them: “Zoti im, betohem në ato të mira që m’i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve” (Kasas: 17). Gëzimi që ai po largohet nga udhëheqja e Libisë është i madh, dhe kjo është si pasojë e mendjemadhësisë së tij dhe padrejtësisë që i ka bërë popullit të Libisë. Dhe më së miri për këtë tregon vetë fjalimi i tij që mbajti tani shpejt në lidhje me ngjarjet që po ndodhnin. E lus Allahun e Lartësuar që ta rehatojë popullin e Libisë prej tij dhe të vendosë në vendin e tij dikë që gjykon me Librin e Allahut të Lartësuar dhe sunetin e të dërguarit të Tij –salallahu alejhi ue selem- si dhe tu japi sukses atyre që të kapen fort pas litarit të Allahut (fesë së Tij) dhe të jenë të qëndrueshëm ndaj urdhërit të Tij, si dhe të bashkëpunojnë për devotshmëri dhe mirësi, vërtetë Ai është që dëgjon dhe i përgjigjet lutjeve.
Abdulmuhsin ibn Hamd el-Adab el-Bedër
24/3/1432h – 27/2/2011
Përktheu: Ylli Rama
Të Ngjashme
- Llojet e ajeteve të paqarta në Kuranin famëlartë Udha e Besimtarëve
- Shtoje bujarinë në muajin e Ramazanit Udha e Besimtarëve
- Kurani është shërim për zemrën dhe trupin Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Shembuj nga shpallja e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve
- Urtësia e Allahut në shpalljen e Kuranit pjesë-pjesë Udha e Besimtarëve