A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara?
Është e lejuar për gruan me menstruacione, që nëse dëshiron të bëjë istiharah[1] , ta thotë lutjen e istihares edhe pa e shoqëruar me namaz.
Neveviu, Allahu e mëshiroftë, në “El-Edhkar” (fq. 120) ka thënë: “Nëse nuk ka mundësi të falet, atëherë e bën Istiharen vetëm duke bërë duanë.”
Shejh Ibn Baz, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: A lejohet bërja e istihares pa e shoqëruar me faljen e dy rekateve ose kur je pa abdes?
Ai u përgjigj: Po, istiharja është e lejuar, është e pëlqyeshme, është e pëlqyeshme, edhe nëse nuk shoqërohet me namaz, sepse ai është duke e lutur Zotin e tij dhe duke kërkuar të mirën (zgjedhjen) nga Zoti i tij, qoftë grua apo burrë, qoftë gruaja me menstruacione apo jo; E gjithë kjo nuk përbën asnjë problem, por nëse Istiharja bëhet pas namazit kjo është më e mirë dhe istiharja e shoqëruar me namaz është në përputhje me sunetin. Kështu që ai fal dy rekate, pastaj i kërkon Zotit të Tij dhe e lë Atë të zgjedhëe më të mirën për të , qoftë lutësi burrë apo grua.
Por nëse gruaja është me menstruacione, apo kur çështja është urgjente dhe e kryen lutjen e istihares pa e shoqëruar me namaz, atëherë nuk ka asgjë të keqe, dhe për këtë falenderimi i takon vetëm Allahut. Në Kuranin fisnik Allahu i Lartësuar thotë: “Lutmuni mua, unë do t’ju përgjigjem.” dhe istihara është lutje që i drejtoheni Zotit.
“Fetava Nur Al Ed Derb”
Përktheu: Fatjon Isufi
[1] Kur kërkon nga Allahu të zgjedhë për të atë që është më e mirë.
Të Ngjashme
- Si të veproj me nënën time e cila vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Udha e Besimtarëve
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve