Edhe një herë: Butë o pasuesit e sunetit me pasuesit e sunetit

بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Gjithmëshirshmit

Edhe një herë:

Butë o pasuesit e sunetit me pasuesit e sunetit!

Falënderimi i takon vetëm Allahut, nuk ka forcë dhe fuqi vetëm se me Allahun, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi robin e Tij dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndihmuan.

Më pas:

Ata të cilët merren me diturinë prej pasuesve të sunetit dhe xhematit dhe që ndjekin rrugën e të parëve tanë të mirë, janë personat që kanë më së shumti nevojë në këtë kohë që të bashkohen dhe të këshillojnë njëri-tjetrin, sidomos duke ditur se ata janë të paktë nga e pakta në krahasim me grupacionet e devijuera nga rruga e të parëve tanë të mirë. Para më shumë se dhjetë vitesh në fundin e kohës së dy dijetarëve të nderuar: shejhut tonë Abdulaziz ibn Baz dhe shejh Muhaned ibn Uthejmin –Allahu i mëshiroftë-, një pjesë shumë vogël prej pasuesve të sunetit morën drejtimin duke punuar në paralajmërimin prej disa grupacioneve të devijuara nga rruga e të parëve tanë të mirë, dhe kjo ishte një punë e lavdruar dhe e mirë, por ajo që është për të ardhur keq është se pasi ndërruan jetë dy dijetarët disa prej këtij grupi të vogël u drejtuan duke folur për disa prej vëllezërve të tyre që janë pasues të sunetit dhe që thërrasin në të ashtu siç kanë qënë të parët tanë të mirë, qofshin këtë thirrësa brenda shtetit tonë apo edhe jasht tij. Megjithëse prej ishte obligimit tyre që kishin ndaj atyre që ta pranonin mirësinë e tyre dhe të mblidhnin forcat që të rregullonin nëse kishte diçka gabim, pasi tu vërtetonte që ishte gabim! Kështu që mos të angazhonin veten e tyre duke bërë mexhlise duke i përmendur ato dhe duke i ndaluar të tjerët prej tyre, por të merreshin me diturinë duke e mësuar, duke i mësuar të tjerët dhe duke bërë thirrje për në të. Kjo është edhe metoda e saktë në përmisimin, metodë që ka ecur edhe shejhu ynë Abdulaziz ibn Baz, imami i pasuesve të sunetit dhe xhematit në kohën tonë –Allahu e mëshiroftë-. Ata që merren me dijen sot janë të pakët dhe është nevoja që të shtohen e jo të pakësohen, është nevoja që të bashkohen e jo të përçahen dhe të thuhet për to ashtu siç thonë dijetarët e gjuhës: “e vogla nuk zvogëlohet”.

Shejhu Islam Ibn Tejmije në “Mexhmuul Fetava” (28/51) thotë: “Dhe e dini se prej rregullave bazë që është edhe baza e fesë është: bashkimi i zemrave, i fjalës dhe përmisimi mes njëri-tjetrit, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Kijeni frikë Allahun dhe përmisoni gjendjen tuaj”, dhe thotë: “kapuni fort pas litarit të Allahut që të gjithë dhe mos u përçani” dhe thotë: “dhe mos u bëni si ata që u përçanë dhe kishin mosmarrveshje pasi u erdhi atyre e qarta, ata kanë dënim të madh” dhe shembuj te tjerë që urdhërojnë për bashkim dhe bashkpunim dhe që ndalojnë nga mosmarrveshja dhe përçarja. Ata që e kanë këtë bazë janë pasuesit e xhematit; ashtu siç edhe ata që dalin nga kjo bazë janë pasuesit e grupacioneve”.

Në lidhje me këtë temë kam shkruar një broshurë me titull: “Butë o pasuesit e sunetit me pasuesit e sunetit”, është botuar vitin 1424 sipas hixhretit (2003), e më pas në vitin 1426h (2005), e më pas është botuar bashkë në “Mexhmu kutub we resail”: (6/281-327) në vitin 1428h (2007). Në të kamë përmendur shumë argumente prej Kur’anit, Sunetit dhe prej fjalëve të dijetarëve prej pasuesve të sunetit, dhe kjo broshurë pas parathënies ka përmbledhur tematikat: Mirësia e të shprehurut dhe qartësimit, Ruajtja e gjuhës nga fjalët vetëm se në mirësi, Paragjykimi dhe spiunimi, Butësia, pozita e pasuesve të sunetit ndaj dijetarit nëse gabon se ai arsyetohet dhe nuk menjanohet e as nuk bëhet bidatçi, sprova e menjanimit dhe përfoljes prej disa nga psuesit e sunetit në këtë kohë dhe rruga e shpëtimit prej saj, risia e sprovimit të njerëzve me persona, parandalimi nga sprova e përfoljes dhe e bërjes bidatçi prej disa nga pasuesit e sunetit në këtë kohë.

Ajo që është për të ardhur keq është se kohëve të fundit gjërat u keqësuan më shumë duke drejtuar shigjetat tek disa prej pasuesve të sunetit duke i përfolur dhe duke i konsideruar si bidatçi dhe pasojat që rrjedhin si bojkotimi, pyetjet përsëriten: çfarë mendon për filanin që e ka bërë bidatç filani? A ta lexoj librin e filanit që e ka bërë bidatçi filani? Dhe disa nxënës të vegjël thonë: çfarë qënrimi ke ti prej filanit të cilin e ka bërë bidatçi filani? Dhe duhet patjetër që ti të kesh një qëndrim prej tij se përndryshe të bojkotojnë!!! Dhe ç’ështja rëndohet akoma edhe më shumë kur këto gjëra ndodhin në vendet e Europës apo vende të tjera në të cilat nxënësit që pasojnë sunetin janë shumë pak dhe ata janë në nevojë shumë të madhe që të marrin dije të dobishme dhe të shpëtojnë nga sprova e bojkotimit si shkak i pasimit të verbër në përfolje (xherh), dhe kjo metodë është përafërsisht si metoda e Ihwanul Muslimin për të cilët ka thënë për të themeluesi i tyre: “Njerëzit duhet t’i përgjigjen thirrjes suaj, por ti mos shko tek askush . . . sepse e gjithë mirësia gjendet këtu, kurse të tjerat nuk shpëtojnë nga problemet!!” (“Mudhekirat ed-Dawe we ed-Daijeh”: 232) të shejh Hasen El-Bena, gjithashtu ka thënë: “Pozita jonë nga thirrjet e tjera që kanë dalë në këtë kohë të cilat kanë përçarë zemrat dhe kanë shpërndarë mendimet është që t’i peshojmë me peshoren e thirrjes sonë, ata që përputhen me të mirë se të vijë, kurse ajo që e kundërshton atë ne jemi të pastër prej saj!!!” (“Mexhmuil Resail Hasen el-Bena”: 240).

Do jetë më mirë për këta nxënës – që në vend që të merren me këtë fitne- të merren me leximin e librave të dobishëm të Ehli sunetit, e sidomos librat e dijetarëve bashkëhorë si: “el-Fetawa” të shejhut tonë Abdulaziz ibn Baz, “el-Fetawa” të komisionit të përhershëm të fetvave, librat e shejh Ibn Uthejminit etj, se me këto ata do të përfitonin dije të vleshme dhe do të ruheshin nga thashethemet dhe nga gibeti i vllezërve të tyre prej ehli sunetit. Ibn Kajimi në librin: “el-Xhewabul Kafi”: (203) ka thënë: “Është për të ardhur çudi me personin i cili e ka të lehtë të ruhet që të hajë nga mishi që është i ndaluar, apo nga zullumi, imoraliteti, vjedhja, pirja e alkolit, apo shikimi i harramit etj, por e ka të rëndë që të ruaj gjuhën e tij, derisa shikon personin i cili tregohet me gisht për fenë e tij, zuhdin e tij, adhurimin porse ai flet me një fjalë që e hidhëron Allahun por ai nuk i vë rëndësi asaj fjale dhe me atë fjalë zbret në grada më largë se sa është lindja dhe perëndimi, si dhe mund të shikosh person i cili është i ruajtur nga gjërat e prishura dhe zullumi por gjuha e tij shpif ndaj nderit të gjallve dhe të vdekurve dhe ai nuk e ka problem për atë që flet”.

E nëse gjehet ndonjë fjalë prej pasuesve të sunetit diku të përgjithshme dhe diku më të hollsishme, duhet që të mendohet mirë për të dhe duhet që fjalën e përgjithshme ta kthejmë tek fjala që është më ë shtjelluar; sepse Ibn Umeri –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: “Mos paragjyko ndaj ndonjë fjale që del prej vëllait tënd besimtar vetëm se mirë përderisa ti gjen vend për mirë në atë fjalë” e ka përmendur imam Ibn Kethiri në shpjegimin e tij të sures el-Huxhuratë. Shejhul Islam Ibn Tejmije në librin “Red ala Bekri”: (324) ka thënë: “Është e ditur se fjala e shtjelluar e hedh poshtë atë që është e përgjithshme, dhe shprehja e qartë është më parësore se alodimi”. Dhe ka thënë përsëri në librin “Sarimul Meslul” (2/512): “Nëse merret nga medhhebet e fukahave fjalët e përgjithshme pa u kthyer në ato fjalë që janë të sqaruara dhe tek bazat e tyre, të shpie në medhhebe të prishura”, gjithashtu ka thënë në librin “el-Xhewabu Sahih”: 4/44: “Është detyrë që të shpjegohet fjala e folësit me fjalët e tij dhe të merret fjala e tij nga çdo anë dhe të dihet zakoni i tij se çfarë ka për qëllim dhe çfarë ka dash me thënë nëse thotë diçka”.

Duhet ditur se si ata që sqarojnë gabimet si ata që u janë sqaruar gabimet nuk janë të pagabueshëm dhe askush prej tyre nuk shpëton prej gabimit, ajo që kërkohet është përfektsia, por nuk mund të bëhemi asket prej asaj që është posht saj në mirësi dhe ta shpërfillim, nuk mund të themi: ose prefekt ose humbje, ose dritë të plotë ose errësirë, por përkundrazi edhe drita e zbehtë ruhet dhe luftohet që ta shtojmë atë, edhe nëse nuk arrijmë dot dy ndriçuesa, njëri është më mirë se errësira. Allahu e mëshiroftë shejhun tonë Abdulaziz ibn Baz i cili e kaloj jetën e tij duke mësuar, punuar, duke mësuar të tjerët dhe duke bërë thirrje, dhe ishte prej atyre që u jepte kurajo shujuhëve dhe nxënësve të dijës që të mësonin dhe të thërrisnin të tjerët. Unë e kam dëgjuar personalisht duke këshilluar njërin prej shujuhëve me këto gjëra, dhe ai u arsyetua duke thënë se nuk e don shejhu, ai –Allahu e mëshiroftë i tha-: “I verbër më mirë se sa qorr” d.m.th: ajo që nuk arrihet e gjitha nuk lihet e gjitha. Nëse nuk ka shikim të fortë por ka shikim të dobët është më mirë se sa pa shikim fare. Shejhu ynë –Allahu e mëshiroftë- e ka humbur shikimin e tij rreth moshës njëzet vjeç, porse Allahu ia zëvendësoj me shikimin e urtësisë me të cilën u bë i njohur tek të afërmit dhe tek ata që e kishin larg. Shejhu Islam Ibn Tejmije në “Mexhmuul Fetawa”: (10/364) ka thënë: “Nëse nuk arrihet drita e pastër në atë mënyrë që nuk mund të ketë vëtëm se dritë që nuk është e pastër, dhe se njerëzit mbesin në humbje, nuk duhet që të shahet personi dhe të ndalohet prej dritës që ka zbehtësi në të, vetëm nëse arrihet tek drita që nuk ka zbehtësi në të, se në të kundërt sa e sa u larguan prej saj dhe u larguan fare prej dritës?!”. Dhe kjo ngjan me fjalën e disa njerëzve: “E vërteta është një e vetme dhe nuk shpërbëhet, prandaj ose merreni të gjithën ose lëreni të gjithën”, me të vërtetë ta marrësh të gjithën është e drejtën, por ta lësh të gjithën është e kotë, ai i cili ka diçka prej së vërtetës këshillohet që ta mbajë atë dhe të mundohet që të marri atë që i mungon prej së vërtetës.

Bojkoti që lavdërohet është ai që sjell fryte dhe jo ai që sjell prishje, shejhu Islam Ibn Tejmije në “Mexhmuul Fetawa” (28/173) ka thënë: “E nëse do ishte që sa herë të kishte mosmarrveshje mes dy muslimanëve të kishte bojkot nuk do të mbeste mes muslimanëve vllazëri”, gjithashtu ka thënë në (28/206): “Bekojtimi ndryshon sipas ndryshimit ndaj personit që i bëhet bojkoti, sipas forces apo dobësimit të tyre, apo shumimit dhe paksimit të tyre; sepse qëllimi prej bojkotit është edukimi ndaj personit që i bëhet bojkoti dhe njerezit e tjere mos të bëhen si ai, nëse dobia është më e madhe në mënyrë që bojkoti ndaj tij ta pakësoj të keqen që gjendet tek ai dhe ta frikësosh atë atëhere bojkoti është i lejuar, por nëse as atij që i bëhet bojkot e as të tjerët nuk frikësohen por përkundrazi shtohet sherri i tyre, kurse ai që e bën bojkotin është i dobët, në mënyrë që dihet mirë që shkakton pasoja të rënda më shumë se përmisim atëhere nuk lejohet bojkoti”, deri sa thotë: “e pasi ta mësoni këtë, bojkoti i lejuar është prej punëve të cilat ka urdhëruar Allahu për të dhe i dërguari i tij (është adhurim), dhe duhet që bindja të jetë e sinqertë për Allahun dhe të jetë në përpuethshmëri me urdhërin e Tij, të jetë e sinqertë vetëm për Allahun dhe e saktë, kurse ai i cili bën bojkot si pasojë e epshit, apo bën bojkot që nuk është i urdhëruar për të është jashtë asaj që thamë, e sa shumë vepra që veprohen si pasojë e epshit duke pretenduar se është bindje ndaj Allahut”.

Prandaj kanë përmendur dijetarët se nëse ndonjëri prej dijetarëve gabon nuk pasohet në atë gabim por as që menjanohet prej tij, por ai gabim falet në shumë prej punëve të mira të tij, siç edhe ka përmendur edhe shejhul Islam Ibn Tejmije në “Mexhmuul Fetawa” (3/349) pas asaj që foli: “(ata që kanë gabuar) Nëse nuk e vejnë atë që kanë bërë si bidat si bazë në mënyrë që të dallojnë me të prej xhematit Islam, duke krijuaj dashuri dhe urrejtje për, atëherë është prej gabimeve dhe Allahu i Lartësuar ua fal besimtarëve gabimet e këtij lloji, prandaj si ky shembull u ka ndodhur shumë prej të parëve tanë të mirë dhe prej imamëve të tyre ka fjalë që i kanë thënë sipas ixhtihadit, megjithëse ato bien në kundërshtim me atë që ka ardhur në Kur’an dhe Sunet, e kundërta është ai i cili lidh dashuri dhe urrejtje rreth atij gabimi dhe përçan xhematin e muslimanëve . . .”. Imam Dhehebiu në librin “Siretu A’lam en-Nubela” (14/39) ka thënë: “Nëse për çdo gabim që ka gabuar ndonjë prej dijetarëve në bazë të ixhtihadit të tij në çështjet dytësore, gabim që falet, ne do ta bënim atë bidatçi dhe t’i bënim bojkot, nuk do të shpëtonte prej nesh as Ibn Nasër, e as Ibn Mendeh e as ai që është më lart se ta. Allahu është ai i cili i drejton krijesat e Tij në të vërtetën dhe Ai është Mëshiruesi më i madh dhe prej Tij kërkojmë mbrojtje prej pasimit të epshit” gjithashtu ka thënë në (14/376): “Nëse çdo kush që do gabonte në ixhtihadin e tij –duke e pasur besimin e tij të pastër dhe duke u mundur që të pasonte të vërtetën- ta hedhim poshtë dhe ta konsiderojmë prej bidatçinjve, shumë pak prej imamëve do të shpëtonin prej nesh, Allahu i mëshiroftë që të gjithë me mirësinë e Tij dhe bujarinë e Tij”. Ibn Xheuzi ka përmendur se prej xherhit mos të jetë shkaku i epshit, thotë në librin e tij “Saidul Hatir” (143) “Kam takuar shujuhë me gjendje të ndryshëme në gradat e dijes, dhe më i dobëshmi prej tyre për mua ishte ai i cili punonte me dijen e tij edhe nëse dikush tjeter ishte më i ditur se ai, gjithashtu jam shoqëruar me një grup prej dijetarëve të hadithit që dinin përmendësh por ata ishin të lehtë me giben dhe e konsideronin si “xherh we ta’dil” . . . dhe kam takuar Abduwehab el-Enmatij i cili ishte sipas rregullave të Selefit dhe s’kam dëgjuar në mexhliset e tij gibet . . .” gjithashtu në librin e tij “Telbis Iblis” (2/689) ka thënë: “Dhe prej hileve të shejtanit ndaj atyre që merren me hadithin është të përfolurit mes njëri-tjetrit në mënyrë që të shprehin mllefin e tyre duke e konsideruar atë si “Xherh” të cilën e kanë përdorur të parët tanë të mirë të këtij umeti në mënyrë që të mbronin fenë, por Allahu është ai i Cili i din më së miri qëllimet”. E nëse kjo ka ndodhur në kohën e Ibn Xheuzit i cili ka ndërruar jetë në vitin 597hixhri si do jetë puna me ata që jetojnë në shekullin e 15 hixhri?!

Së fundi është botuar një libër i dobishëm me titull “Sqarimi se si duhet me u sjell me atë që gabon prej pasuesve të sunetit dhe xhematit” autor shejh Muhamed ibn Abdullah el-Imam prej Jemenit, këtë libër e kanë pranuar përmbajtjen e saj pesë prej shujuhëve të Jemenit. ky libër ka përmbledhur shumë prej fjalëve të dijetarëve të ehli sunetit si të hershmit ashtu edhe të sotmit, e sidomos të shejhu Islam Ibn Tejmijes dhe imam Ibn Kajimit –Allahu i mëshiroftë-. Ky libër është si këshillë për pasuesit e sunetit që të tregohen të sjellshëm mes tyre. Unë kam shfetuar shumë prej tematikave të këtij libri dhe kam përfituar në lidhje me disa thënie dhe vendin se ku t’i gjeja, thënie të cilat i kam përmendur në këtë temë prej dy imamëve Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajimit. Unë këshilloj që të lexohet ky libër dhe të përfitohet prej tij, dhe prej gjërave të mira që ka përmendur në këtë libër në faqen (170): “Mund që të bëhët xherh (përflitet për gabimet) dikush prej atij që është i pranuar për xherhin që bën prej ehli sunetit dhe shpërndahet sprova e bojkotit, përçarjes dhe përplasjes, derisa mund të arrihet deri në luftë mes ehli sunetit, e nëse ndodhin gjëra të këtilla kuptohet që xherhi çoj deri në fitne, prandaj është obligim që të rishikohet në mënyrën e të përfolurës dhe në mirësitë apo pasojat, dhe se si duhet që ta mbajmë të vazhdueshme vllazërinë, të ruajmë davetin dhe të rregullojmë gabimet, si dhe nuk është e saktë këmbngulja në atë mënyrë të xherhit e cila na solli pasoja”.

Nuk ka dyshim se edhe shujuhët e tjerë dhe nxenësit e dijes kanë ndjerë atë çka kanë ndjerë këto vëllezër prej Jemeni, dhe lëndohen prej kësaj përçarje e mosmarrveshje, dhe dëshirojnë që të këshillojnë vëllezërit e tyre në atë çka vëllezërit e Jemenit u treguan më të shpejtë, Allahu ua shpëbleftë me të mira. Ndoshta edhe kjo këshillë ka një pjesë prej fjalës së Pejgamberit –paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-: “Besimi i Jemenit dhe Urtësia e Jemensave” transmeton Buhariu: (3499) dhe Muslimi: (188). Gjithashtu shpresojmë që kjo këshillë prej vëllezërve të Jemenit ta arrij qëllimin e saj që kishte në shkruajtjen dhe shpërndarjen e saj, dhe nuk besoj se ndonjëri prej pasuesve të sunetit është pro këtij lloji të xherhit si dhe të jetë i preokupuar që ta vazhdojë këtë lloj, sepse është mënyrë që nuk sjell fryte vetëm se armiqësi dhe urrejtje mes pasuesve të sunetit si dhe ngurtësim të zemrave.

Nuk ka të mbaruar çudia e një të mençuri se në kohën që “perëndimorët” punojnë që të shkaktojnë prishje në vendet e dy vendeve të shenjta, pasi u rregulluan, e sidomos në prishjen e moralit më seminarin e tyre ne Xhide të cilën e shuajtën me të padrejtë “Seminari i Hadixhes bijës së Huwejlid” për të cilën kam shkruar edhe një material me temën “Nuk është e drejtë që emir i Hadixhes bijës së Huwejlidit të jetë temë e prishjes së gruas”, dhe them: në këtë kohë të ketë prej pasuesve të sunetit që merren merren me njëri-tjetrin duke folur dhe ndaluar prej tyre.

E lus Allahun e Lartësuar që të bëj të mundur që të gjithë pasuesit e sunetit në çdo vend dhe kohë të kapen pas sunetit dhe të tregojnë vllazëri mes tyre si dhe të bashkpunojnë në mirësi dhe devotshmëri, e të largojnë çdo gjë që është shkak në përçarje apo mosmarrvesh mes tyre. Gjithashtu e lus Allahun e Lartësuar që tua bëj të mundur të gjithëve muslimanëve që ta kuptojnë fenë dhe të trgohen të qëndryeshëm në të vërtetën, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.

16/1/1432h-22/12/2010

Autor: Abdulmuhsin Hamd el-Bedër

Përktheu: Ebul Harith Abdurrahman Rama

08/02/1432h – 12/01/2011