Domosdoshmëria e të vepruarit me ligjet e Sheriatit Islam për çdo musliman

 

 

Domosdoshmëria e të vepruarit me ligjet e Sheriatit Islam për çdo musliman

Falënderimi i takon vetëm Allahut i Cili përzgjodhi për këtë umet si fe Islamin. E plotësoj atë fe dhe me këtë plotësoj mirësinë e tij nga këtij umeti. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut të vetëm e i pa shoq, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. I cili u dërguar si mëshirë për të gjithë krijesat, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij dhe udhëzohen me udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit.

Tema: Domosdoshmëria e të vepruarit me ligjet e Sheriatit Islam për çdo musliman do të trajtohet në disa pika:

1-      Kush është musliman?

2-      Legjislacioni Islam dhe gjërat që janë ndërtuar mbi të.

3-      Përsosshmëria e legjislacionit Islam, gjithëpërfshirja e saj dhe përjetësia e saj.

4-      Domosdoshmëria e të vepruarit me ligjet e sheriatit është e patjetërsueshme.

Frytet e mira e të vepruarit me ligjet e sheriatit dhe pasojat e këqija nëse hiqet dorë prej tyre.

Kush është musliman?

Fjala musliman është emër foljor me kuptimin, deklaroj dhe i bindet Zotit të tij dhe  Krijuesit të tij të Lartësuar. Islami me këtë kuptim përfshinë nënshtrimin e të gjithave krijesave ndaj Tij, siç hyjnë nën të shpalljet e të dërguarve të Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi ta-.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

أَفَغَيْرَ دِينِ اللهِ يَبْغُونَ وَلَهُ أَسْلَمَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ طَوْعاً وَكَرْهاً وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ

A mos kërkojnë ata diçka tjetër përveç fesë së Allahut, ndërkohë që Atij i përulen të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir dhe tek Ai do të kthehen të gjithë?!” Ali Imran: 83.

Dhe ka thënë:

وَمَنْ يَرْغَبُ عَنْ مِلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلاّ مَنْ سَفِهَ نَفْسَهُ وَلَقَدِ اصْطَفَيْنَاهُ فِي الدُّنْيَا وَإِنَّهُ فِي الآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ, إِذْ قَالَ لَهُ رَبُّهُ أَسْلِمْ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ, وَوَصَّى بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلا تَمُوتُنَّ إِلاّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ, أَمْ كُنْتُمْ شُهَدَاءَ إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ الْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِنْ بَعْدِي قَالُوا نَعْبُدُ إِلَهَكَ وَإِلَهَ آبَائِكَ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ إِلَهاً وَاحِداً وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ

Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten. Ne e zgjodhëm atë në këtë botë, kurse në botën tjetër ai do të jetë ndër të mirët. Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” – ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!” Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanë të nënshtruar ndaj Atij!” A ishit ju të pranishëm kur Jakubit iu afrua vdekja dhe i pyeti të bijtë: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” – Ata u përgjigjën: “Ne do të adhurojmë Zotin tënd, që është edhe Zoti i etërve të tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakut, një Zot të vetëm. Ne Atij i nënshtrohemi!” Bekare: 130-133.

Gjithashtu ka thënë i Lartësuari:

مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيّاً وَلا نَصْرَانِيّاً وَلَكِنْ كَانَ حَنِيفاً مُسْلِماً وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

Ibrahimi nuk ka qenë as hebre, as i krishterë, por ka qenë besimtar i vërtetë (monoteist) i përulur ndaj Allahut dhe nuk ka qenë nga politeistët” Ali Imran: 67.

Allahu i Lartësuar tregon për pejgamberin e Tij Jusufin –pqja qoftë mbi të- ku thotë:

رَبِّ قَدْ آتَيْتَنِي مِنَ الْمُلْكِ وَعَلَّمْتَنِي مِنْ تَأْوِيلِ الأَحَادِيثِ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ أَنْتَ وَلِيِّي فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ تَوَفَّنِي مُسْلِماً وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ

O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punë-mirët (në botën tjetër)!” Jusuf: 101.

Të gjitha fetë e shpallura takohen në sinqeritetin e adhurimit vetëm për Allahut, nënshtrimit të Tij dhe dorëzimit të plotë të ligjeve të Tij, domosdoshmërinë e të vepruarit me urdhrin e Tij dhe ndalimi nga ajo që Ai ka ndaluar edhe nëse legjislacionet janë të ndryshme dhe metodologjia e tyre është e ndryshme siç është përmendur në hadith:

نحن معشر الأنبياء أولاد علات ديننا واحد

Ne pejgamberët jemi vëllezër me nëna të ndryshme (por me baba të njëjtë), feja jonë është një”.

 

Pasi u dërgua i dërguari i Tij Fisnik Muhamedi -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- Islami u bë shenjë e legjislacionit të tij dhe emërtim i umetit të tij dhe askush nuk duhet që të dali jasht Islamit të cilin Allahu e dërgoj me të të dërguarin e Tij -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- qofshin prej njerëzve apo prej xhinëve.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللهِ الإِسْلامُ وَمَا اخْتَلَفَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ إِلاّ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْعِلْمُ بَغْياً بَيْنَهُمْ. وَمَنْ يَكْفُرْ بِآيَاتِ اللهِ فَإِنَّ اللهَ سَرِيعُ الْحِسَابِ. فَإِنْ حَاجُّوكَ فَقُلْ أَسْلَمْتُ وَجْهِيَ للهِ وَمَنِ اتَّبَعَنِ. وَقُلْ لِلَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَالأُمِّيِّينَ أَأَسْلَمْتُمْ فَإِنْ أَسْلَمُوا فَقَدِ اهْتَدَوْا وَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْكَ الْبَلاغُ وَاللهُ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ

Nëse ata të kundërshtojnë ty (o Muhamed) thuaju: “Unë i përulem vetëm Allahut, e po ashtu edhe ata që më pasojnë mua”. Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve : “A i përuleni Allahut?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet” Ali Imran: 20.

Dhe thotë i Lartësuari:

وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلامِ دِيناً فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur” Ali Imran: 85.

Dhe thotë i Lartësuari:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللهََ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلا تَمُوتُنَّ إِلاّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ

O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran: 102.

Dhe thotë:

فَمَنْ يُرِدِ اللهُ أَنْ يَهْدِيَهُ يَشْرَحْ صَدْرَهُ لِلإِسْلامِ. وَمَنْ يُرِدْ أَنْ يُضِلَّهُ يَجْعَلْ صَدْرَهُ ضَيِّقاً حَرَجاً كَأَنَّمَا يَصَّعَّدُ فِي السَّمَاءِ كَذَلِكَ يَجْعَلُ اللهُ الرِّجْسَ عَلَى الَّذِينَ لا يُؤْمِنُونَ

Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë” En’am: 125.

I dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- e ka shpjeguar në hadithin e njohur të Xhibrilit ku ka thënë:

الإسلام أن تشهد أن لا إله إلا الله وأن محمداً رسول الله وتقيم الصلاة وتؤتي الزكاة وتصوم رمضان وتحج البيت إن استطعت إليه سبيلاً

“Islami është: të dëshmosh se nuk e meriton tjetër kush adhurimin me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh ramazanin dhe të kryesh haxhin nëse ke mundësi”.

E në një hadith tjetër i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ka thënë se Islami është ngritur mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i ramazanit.

Dhe e ka shpjeguar i dërguari -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- imanin në hadithin e Xhibrilit duke thënë:

أن تؤمن بالله وملائكته وكتبه ورسله واليوم الآخر وتؤمن بالقدر خيره وشره

“Të besosh në Allahun, melaiket e Tij, Librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e gjykimit dhe të besosh në caktimin e Tij qoftë e mirë apo e keqe”.

Fjala Islam dhe Iman nëse përmenden të dyja kihet për qëllim me Islamin veprat e jashtme kurse me fjalën Iman veprat që nuk shihen, siç ka ardhur edhe në këtë hadith të Xhibrilit, e nëse përmenden të ndara nga njëri-tjetri kihet për qëllim me to punët e jashtme dhe të fshehta.

Pra themi se Islami është besim dhe vepra, fe dhe pushtet, metodë e jetës në të gjitha çështjet. Muhamed ibn Abduluehab e ka përkufizuar Islamin duke thënë: Dorëzimi i plotë ndaj Allahut me njëhshmëri dhe bindjen ndaj Tij me punë të mira dhe largimi nga shirku (bërja ortak Allahut në adhurim).

Musliman i vërtetë është ai i cili ka pranuar që të hyjë në Islam, apo është rritur me të duke vepruar me veprat që e Islamit sin ë fjalë, vepra dhe në besim deri sa t’i vijë atij vdekja.

Vazhdon . . .

Autor Shejh Abdulmuhsin Abad

Përktheu Ylli Rama