Dua të kujtoj veten dhe vëllerezit e mi

December 23, 2015

Shejh Salih bin Sea des Suhejmi thotë: Dua të kujtoj veten dhe vëllezërit e mi të Ehli Sunetit në përgjithësi dhe nxënësve të dijes në veçanti, me këto tekste nga Kur’ani dhe Suneti:

Allahu i Lartësuar thotë: O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë.” [1]

Kur të flisni, thoni të vërtetën.”[2]

Në një ajet tjetër thotë: O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)![3]

Gjithashtu ka thënë: Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.[4]

Po ashtu thotë: (Kështu janë) edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet.”[5]

Gjithashtu thotë: O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore. [6]

Në një ajet tjetër thotë: O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë![7]

Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç’i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet. Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta, dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).[8]

Dhe thotë: “Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar, shpifaraku, që përhap thashetheme, penguesi veprash të mira, shkelësi dhe keqbërësi.”[9]

Gjithashtu thotë: Mjerë për çdo përqeshës – shpifës.”[10]

Ndërsa i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: “Kush beson Allahun dhe ditën e fundit, të flasë mirë ose le të heshtë.[11]

Gjithashtu, Profeti (alejhi salatu ues selam) ka thënë: “Kush më garanton atë që ka mes dhëmbëve dhe mes dy këmbëve, i kam garantuar xhenetin..”[12]

Po ashtu në një hadith tjetër thotë: “Një burrë mund të nxjerrë një fjalë që zemëron Zotin e Madhëruar, fjalë të cilës nuk i kushton vëmendje, por që ajo fjalë e bën të rropatet në zjarrin e xhehenemit .”[13]

Në një version tjetër thuhet: Për shkak të asaj fjale, Allahu ia shkruan zemërimin e Tij deri në ditën e takimit (me të).[14]

Gjithashtu i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) i është drejtuar Muadhit duke i thënë: “Frenoje këtë! dhe ka bërë me shenjë tek gjuha. Më pas Muadhi ka pyetur: O profeti i Allahut, a edhe për ato që flasim do të merremi në përgjegjësi? Ai tha: Mos të pastë nëna o Muadh, a ka gjë tjetër që i hedh njerëzit më shumë në zjarr se ato që korrin gjuhët e tyre të këqia?”[15]

Po ashtu, i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) ka thënë: I mjafton njeriut si gënjeshtër të flasë çfarëdo që të dëgjojë.[16]

Gjithasshtu ka thënë: Kini kujdes nga hamendësimi, sepse hamendësimi është gënjeshtra më e madhe.[17]

Gjithashtu ka thënë: “Nuk është i fort ai që mund të tjerët, por i fort është ai që përmban veten kur zemërohet.[18]

Nërsa atij që kërkoi një këshillë nga Profeti (alejhi salatu ues selam) i tha: Mos u zemëro! dhe këtë e përsëriti disa herë.[19]

Ndërsa Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i tha: Mos u bëni shpërndarës fjalësh të nxituar, që shfaqin dhe nuk i fshehin të metat.[20]

Pas leximit të këtyre teksteve të begata që urdhërojnë për ruajtjen e gjuhës, mësojmë: Pengimin e saj (GJUHËS) nga çdo gjë e pahijshme dhe ta preokupojmë pas dijes së dobishme dhe përmendjes së Allahut, si dhe ta ruajmë nga sharjet, akuzat, talljet, përqeshjet, përgojimet dhe thashethemet, me përjashtim të rastit kur me të vërtetë ka gjëra të arsyeshme, atëherë sqarohen me urtësi dhe qetësi, në atë mënyrë që nuk përmban sharje e as ashpërsi dhe tallje.

Allahu i lartësuar thotë: “Dhe t’u thoni fjalë të mira njerëzve[21].” Gjithashtu thotë: “Të keqen ktheje me të mirë.”[22]

Po ashtu thotë: “Diskuto me ata në mënyrën më të mirë!.[23][24]

 

Pjesë nga Libri “Tenbiju dheuil Efham” me autor shejhun e nderuar Salih bin Sea des Suhejmi

Përktheu Fatjon Isufi

[1] Maide 8.

[2] En’amë 152

[3] Teube 119

[4] Isra 36

[5] Furkan 72

[6] Ahzabë 70-71.

[7] Huxhuratë 12.

[8] Kaf 16-18

[9] Kalem 10-12.

[10] Humeze 1.

[11] E përcjell Buhariu me nr 6018 dhe Muslimi me nr 47 nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).

[12] E përcjell Buhariu me nr 6474 nga Sehl bin Sead (Allahu qoftë ikënaqur prej tij).

[13] E përcjell Buahriu me nr 6478 nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).

[14] E përcjell Maliku në Mueta me nr 2072, Taberaniu në Muxhem el Kebir me nr 1134, ibn Uehbi në El Xhami me nr 294 nga Bilal bin Harith el Muzeni (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe e ka saktësuar Albani në “Vargu i Haditheve të sakta” me nr 888.

[15] E përcjell Ahmedi në Musned me nr 22063, ibn Maxheh në sunenin e tij me nr 3973, Tirmidhiu në sunenin e tij me nr 2616 etj nga Muadh bin Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe e ka saktësuar Albani në “Sahih el Xhami” me nr 5136.

[16] Parathënia e sahihut të Muslimit 1/10 nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).

[17] Mutefekun alejhi: Buahriu me nr 5143 dhe Muslimi me nr 2563 nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).

[18] Mutefekun alejhi: Buahriu me nr 6114 dhe Muslimi me nr 2609 nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).

[19] E përcjell Buhariu në sahihun e tij me nr 6116 nga Ebu Hurejra.

[20] E përcjell Buahriu në edeb el mufrad me nr 327 ebu daudi në zuhd me nr 146, ibn Ebi shejbeh në Musanef me nr 34540, ibn Mubarek në zuhd me nr 1438 nga ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe e ka saktësuar Albani nga Aliu, në Sahih Edeb el Mufrad me nr 250.

[21] Bekare 83.

[22] Fusilet 34.

[23] Nahl 125.

[24] Shejhu i nderuar Salih el Feuzan.

Loading...