Transmeton Buhariu me nr. 974 nga Aishja radijAllahu anha, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur shikonte shiun thoshte: “Allahumme sajjiben nafian – O Allah! Bëje shi të dobishëm!”
Shpjegim i përgjithshëm: Përderisa shiu është i dobishëm ose i dëmshëm, ishte prej traditës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se kur shihte shiun i lutej Allahut të Lartësuar që ta bënte atë të dobishëm dhe jo të dëmshëm.
Dobitë që përfitohen nga hadithi:
E para: Pëlqyeshmëria e thënies së kësaj lutjeje kur bie shi.
E dyta: Vetëm njerëzit e prishur nuk u frikësohen të papriturave/ kurtheve të Allahut.
E treta: Kujdesi maksimal i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në mësimin e umetit të tij.
E katërta: Shiu mund të jetë i dobishëm kur është mëshirë nga Allahu i Madhëruar dhe i dëmshëm kur është dënim.
E pesta: Sa herë që shtohet dhe forcohet besimi i njeriut, atij i shtohet edhe frika ndaj Allahut të Lartësuar.
Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve