Esenca e lumturisë është dashuria ndaj Allahut

Esenca e lumturisë është dashuria ndaj Allahut.

Çdo lloj dashurie që krahasohet me dashurinë ndaj Allahut është e destinuar që lumturinë e vërtetë t’a flakë tutje asaj zemre.

Gjërat që i duam kur fillojnë e shtyhen me njëra-tjetrën në zemrën e robit, si p.sh.; dashuria për dynjanë, bukurinë e saj, hijeshinë e saj, dhe kur nuk pyet se cila është pjesë e hallallit dhe pjesë e haramit, dhe pastaj vjen e thua e dua Allahun! Ku ka mbetur hapësirë për të zënë vend dashuria ndaj Allahut?!

Ata që besuan kanë dashuri më të madhe për Allahun afrohen tek Ai dhe Ai i do ata, siç thuhet në hadithin kudsij: Robi vazhdon të më afrohet me nafile derisa t’a dua atë.

Allahu është më i Madhi! Në momentin që Allahu të do dhe para kësaj ishe ti ai që e doje Atë, dije se Allahu të ka dhënë shpërblimin më të madh të banorëve të dunjasë.

A e besoni se disa nga ata që ngrihen në pjesën e tretë të natës dhe lotojnë e luten, dhe vetëm ezani i sabahut ua ndërpret këto lutje dhe adhurime, ata jetojnë në një kënaqësi  që Vallahi nuk ka të krahasuar me atë që fle ndërkohë që gërrhitjet dhe zhurmat e tij lëndojnë njerëzit përreth.

Rinovoje dashurinë tënde për Allahun dhe kërkoi Atij të të mundësojë dashurinë ndaj Tij, dhe dashuria e Tij ndaj teje le të jetë më e vlefshme se uji i ftohtë që pihet në kohë etje dhe thatësire.

Nëse mundesh të arrish në këtë gradë atëherë përgëzohu sepse para teje janë hapur dyert e lumturisë, sepse dashuria ndaj Zotit është shtylla e parë mbi të cilën qëndron adhurimi.

 

Shejh Sead el Atijk

Përktheu: Fatjon Isufi