A është më mirë ta lëmë studimin e shkencave teknologjike dhe të drejtohemi kah dituria fetare?

September 27, 2017

Pyetja e katërt prej fetvave me nr. 4258.

Ne jemi në Amerikë ku po studiojmë shkencat teknologjike por nuk e lëmë pas dore as diturinë fetare. Pyetja jonë është: A është më mirë që ta lëmë studimin e shkencave teknologjike dhe të drejtohemi kah dituria fetare, apo çfarë të bëjmë?

Përgjigje:

Së pari: Muslimani duhet të mësojë prej fesë së tij aq sa ta adhurojë Allahun me dituri.
Së dyti: Studimi i shkencave teknologjike është prej detyrimeve kolektive (sh.p. që duhet patjetër një pjesë e shoqërisë t’i kryejë këto detyrime, e nëse e kryen dikush atë detyrë bie detyrimi prej të gjithëve. Por nëse askush nuk e kryen atë detyrë, atëherë e gjithë shoqëria është gjynahqare). Prandaj, nëse bijtë e muslimanëve i studiojnë ato për të përfituar prej tyre, ata kanë shpërblim për këtë sipas synimit (nijetit) të tyre. Me Allahun arrihet suksesi!

Komisioni i përhershëm i studimeve dhe përgjigjeve fetare:

Abdullah ibën Kuud: Anëtar
Abdullah ibën Gudejan: Anëtar
AbduRrazzak Afifi: Nënkryetar
Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz: Kryetar

Përktheu: Emin Bilali

Loading...