A është i saktë ky hadith:

A është i saktë ky hadith:
“Kush thotë përpara se të largohet nga vendi ku është falur dhe të shtrijë këmbët e tija, pas namazit të sabahut dhe të akshamit: ‘La ilahe il lall llahu uahdehu la sherike leh lehul mulku ue lehul hamdu juhji ue jumitu ue hue ala kul li shej in kadir’
(Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut i Cili është i Vetëm pa ortak, Atij i takon sundimi (mbretëria) dhe Atij i takon lavdërimi, Ai ngjall dhe vdes, dhe Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka) 10 herë, Allahu do t’i shkruajë me secilën prej tyre:

  1. 10 sevape (dmth gjithësej 100 sevape),
    2. dhe do t’i fshijë 10 gjynahe,
    3. dhe do ta ngrejë 10 grada,
    4. dhe do ato do ta mbrojnë nga çdo gjë e urryer,
    5. dhe ato do të jenë për të mbrojtje nga shejtani i mallkuar,
    6. dhe asnjë gjynah nuk do t’i lejohet ta arrijë atë përveç shirkut,
    7. dhe është nga njerëzit që ka bërë punën më të mirë, përveç dikujt që ia kalon atij, i cili thotë diçka më të mirë (apo më shumë) se ajo që ka thënë ai”?*

Përgjigje: Kam dëgjuar shejkhun tonë Albanin duke thënë: ‘Allahu më faltë! Unë jam shkaku i moskryerjes së këtij suneti prej njerëzve! Këtë hadith unë e kam konsideruar të dobët, dhe kjo gjë është bërë e njohur dhe ka marrë dhenë te njerëzit. Pastaj kam gjetur një hadith tjetër (shahid) që e forcon atë dhe hadithi për mua është ‘hasen’ (i mirë). Dhe nuk u ka arritur ky gjykim njerëzve.’ Dmth ka mbetur në mendjet e njerëzve gjykimi i parë për këtë hadith dhe jo i dyti.

Hadithi është ‘hasen’, dhe është sunet – dhe ky është një sunet i braktisur – që imami dhe xhemati ta thonë këtë dhikr 10 herë, pas namazit të sabahut dhe të akshamit, pa lëvizur këmbët, ashtu siç është prej namazit (në pozitën e teshehudit), pastaj imami kthehet me fytyrëë nga njerëzit. Ky është sunet dhe në këtë nuk dallon imami prej xhematit. Dhe imamllarët që e veprojnë këtë sunet sot janë më të rrallë se squfuri i kuq, siç thonë. Gati sa nuk ekziston ky sunet tek asnjë imam. Ajo është sunet të thuhet nga imami dhe xhemati. Dhe hadithi për këtë është i saktë (thabit).”

Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë dhe bëftë dobi me të.

*Sh.p.: E transmeton Ahmedi dhe të tjerë dhe ai është ‘hasen li ghajrih’. Shiko “Sahihut terghib uet terhib” (472), dhe “Es sahihah” (114, dhe 2563).
Nga “El meusuatul fikhijetul mujesserah” 2/100 e shejkh Husejn Auajsheh, Allahu e ruajtë dhe bëftë dobi me të.