Falja e dy rekateve kur futesh në xhami

October 15, 2014

Hadithi i parë:

Transmetohet nga Ebu Katedeh bin Rabij el Ensarij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë:Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, mos të ulet derisa të falë dy rekate.”

Hadithi i dytë:

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem po mbante hytben në ditën e xhuma, erdhi një burrë dhe ai (Profeti) i tha: O filan! A u fale (tehijetul mesxhid)? – ThaJo. – Profeti i tha: Atëherë ngrihu dhe fal dy rekate![1]

Studimi i hadithit të parë: Hadithin e ka nxjerrë Buhariu në “Sahihun” e tij. Teksti i përmendur është i tij. E ka nxjerrë në “Kitabus Salah” tema “Idha dekhale el mesxhid feljerkea raketajni” (444) dhe (1163). Muslimi në “Sahihun” e tij me nr. 69, 70-714. Tek ai (Muslimi) është: “Jerkea” në vend të “Jusal-li“. Ebu Daudi 1/318 me nr. 467, Et Tirmidhij 2/129 me nr. 316, En Nesaij 2/53, Ibën Maxheh me nr. 1013, Ahmedi 5/295, El Bejhakij 3/53 dhe 194. Ebu Nuajm në “El Hiljetu” 3/168.

Transmetuesi i hadithit: Ebu Katadeh bin Rabij el Ensarij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)

Tema e hadithit: Sqarimi i gjykimit për uljen e atij që hyn në xhami para se të falë dy rekate.

Përmbledhja e hadithit të parë: Xhamitë janë shtëpitë e Allahu të Lartësuar dhe vende ku Ai adhurohet. Ajo (xhamia) zë një vend të rëndësishëm në jetën e muslimanit dhe është prej vendeve më të dashura tek Allahu i Madhëruar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.”[2]

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar personin që hyn në xhami të ulet pa falur më parë dy rekate. Këto dy rekate quhen: ‘Tehijjetul mesxhid’ (përshëndetje për xhaminë). Quhen kështu, sepse personi që futet në xhami fillon me këto dy rekate parë uljes, ashtu siç fillon njeriu me përshëndetje kur hynë në ndonjë vend.

Studimi i hadithit të dytë: E ka nxjerrë Buhariu në “Sahihun” e tij në “Kitabul Xhumuah” 930 -931 dhe 1166. Muslimi në “Sahihun” e tij (875) (54, 56-59).

Transmetuesi i hadithit: Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Tregohet se ai (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) udhëtoi nga Medina për në Misër (Egjipt) për tek Abdullah bin Unejs për kërkimin e një hadithi të vetëm.[3]

Vdekja e tij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!): Xhabir bin Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka vdekur në vitin 68 hixhrij. Thuhet se ka vdekur në vitin 72. Thuhet në vitin 73. Po ashtu thuhet në vitin 77 hixhri. Vdiq në moshën 94 vjeç (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). Namazi i xhenazes iu fal në xhaminë Kuba nga guvernatori i Medines në atë kohë (Uban bin Uthman).

Tema e hadithit: Sqarimi i gjykimit të foljes së hatibit në ditën e xhuma dhe namazi tehijetul mesxhid në kohën e ligjërimit.

Shpjegimi i të dy haditheve: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u ligjëronte njerëzve ditën e xhuma dhe hutbja nuk e pengonte atë nga urdhërimi për punë të mira dhe ndalimi nga të këqijat. Erdhi Sulejk bin Amër el Gatafani në xhami,  dhe u ul për të dëgjuar hutben dhe nuk i fali dy rekate (tehijjetul mesxhid). I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e vërejti dhe e pyeti atë nëse ishte falur. Sulejku e njoftoi të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se nuk është falur. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem e urdhëroi atë të ngrihet e të falë dy rekate të lehta duke shpejtuar.

Rregullat dhe gjykimet që përfitohen nga dy hadithet:

1. Obligueshmëria e faljes së dy rekateve në kohën kur hyn në xhami.

2. Ky gjykim përmbledh të gjitha xhamitë pa përjashtim, madje edhe mesxhidul haram (Kaben). Ndërsa përsa i përket hadithit: Përshëndetja (tehijetu) e Shtëpisë (Kabes) është tauafi. Ky hadith nuk ka bazë.

3. Në këtë gjykim nuk futen ‘el musala’ (faltoret) që shërbejnë për faljen e xhenazes dhe të namazit të festave.[4]

4. Ky gjykim, për faljen e dy rekateve kur futesh në xhami, është i përgjithshëm në të gjitha kohët (duke përfshirë dhe kohët e ndaluara).

5. Obligueshmëria e faljes së dy rekateve nuk bie me uljen e personit apo nga harresa dhe mos dija në lidhje me të.

6. Ligjshmëria e hutbes në ditën e xhuma dhe se ajo është prej shenjave të fesë islame.

7. Lejimi i ndërprerjes së hutbes duke pasur arsye fetare (siç bëri Profeti kur e ndërpreu hytben dhe iu drejtua Sulejk-ut).

8. Lejimi i foljes nga hatibi të pranishmëve apo ndonjërit prej tyre për çështje sheriati.

9. Nuk lejohet vonimi i sqarimit nga momenti i duhur.

10. I lejohet hatibit (ligjëruesit) që të urdhërojë për punë të mira dhe të ndalojë nga të këqijat duke qenë në minber.

 

Çështja e parë: Kur personi futet në xhami dhe hatibi është duke ligjëruar, a duhet që t’i falë dy rekate (tehijetul mesxhid)?

Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me personin që futet në xhami në kohën kur imami është duke ligjëruar. A duhet të falë dy rekate apo të ulet dhe të dëgjojë ligjërimin? Më e sakta në këtë çështje është ajo në të cilën kanë shkuar xhumhurët (shumica) prej dijetarëve të hadithit dhe fikhut e ajo është: ligjshmëria e faljes së dy rekateve në kohën kur hyn në xhami edhe nëse imami është duke ligjëruar.

Ibën Mundhiri në “El Eusat” 4/96 ka thënë: “Personi i fal dy rekate të lehta në kohën kur futet në xhami edhe nëse imami është duke ligjëruar, pa marrë parasysh a është falur në shtëpinë e tij apo nuk është falur, sepse i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -ka urdhëruar për këtë (faljen e dy rekateve) kur futesh në xhami. Urdhëri i tij – sal lAllahu alejhi ue sel lem – është i përgjithshëm, dhe e përforcon këtë hadithi i transmetuar nga Ebu Katadeh – radijAllahu anhu – i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, të mos ulet derisa të falë dy rekate.”

E mos të thotë ndokush se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem veçoi me faljen e tyre (dy rekateve) Sulejkun. Në hadithin e transmetuar nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: Sulejk el Gatfani erdhi ditën e xhuma dhe u ul, ndërsa i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte duke ligjëruar. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha atij: “Ngrihu dhe fali dy rekate dhe shpejto në to.” Pastaj tha: “Kur ndonjëri prej jush hyn ditën e xhuma dhe imami është duke ligjëruar, atëherë le të falë dy rekate dhe të shpejtojë në to.” Ky hadith është transmetuar nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) me disa rrugë.[5]

Pyetje: A t’i fal tehijjetul mesxhid në kohën kur imami është duke ligjëruar (mbajtur hutben)?

Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Po, kur të futesh në xhami ditën e xhuma dhe imami është duke ligjëruar, fali dy rekate duke shpejtuar në faljen e tyre e pastaj ulu për të dëgjuar (hutben). Saktësohet nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: Kur ndonjëri prej jush të vij (në xhami ditën e xhuma) dhe imami është duke ligjëruar, le të falë dy rekate dhe të shpejtojë në faljen e tyre.” Muslimi në “Sahih”.

E kjo është e qartë prej fjalës së tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në urdhërimin për faljen e dy rekateve (së pari) dhe pastaj të ulesh. E ti (kur vepron kështu) ke zbatuar Sunetin.[6]

Çështja e dytë: Falja e dy rekateve në kohët e ndaluara.

Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje me faljen e dy rekateve në kohët e ndaluara. P.sh.: kur personi futet në xhami pas sabahut apo pas namazit të ikindisë.

Grupi i parë: Janë të mendimit se lejohet falja e dy rekateve në kohët e ndaluara. Kjo është më e sakta tek shafitë dhe një prej transmetimeve të medh’hebit të imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë!). Gjithashtu këtë ka zgjedhur shejhul islam Ibën Tejmije[7] (Allahu e mëshiroftë!) dhe nxënësi i tij Ibën el Kajjim (Allahu e mëshiroftë!).

Grupi i dytë: Janë të mendimit se nuk lejohet falja e dy rekateve në kohët e ndaluara. Ky është medh-hebi hanefi, maliki si dhe një prej transmetimeve nga imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!).[8]

Mendimi më i saktë është ai i grupit të parë, të cilët kanë shkuar në atë se lejohet falja e dy rekateve kur futesh në xhami në kohët e ndaluara.

Kujdes!

  1. Shumica e njerëzve kur futen në xhami ditën e xhuma dhe ligjëruesi (hatibi) është në minber, presin që muezini të mbarojë ezanin pastaj të falin dy rekate për xhaminë. Ky veprim është gabim. (Ajo që duhet është që sapo të futen në xhami të fillojnë me faljen e dy rekateve tehijetul mesxhid edhe nëse muezini është duke thirrur ezanin).
  2. Përsa i përket hadithit të njohur që është shumë i përhapur në gjuhët e njerëzve: “Nëse imami është duke ligjëruar nuk ka namaz dhe as fjalë.” Ky hadith nuk ka bazë.

Çështja e tretë: Nëse njeriu futet në xhami për të pirë ujë, a duhet të ulet apo të pijë ujë duke qenë në këmbë?

Imam Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiuroftë!): “Nëse ulet ai kështu kundërshton fjalën e të Dërguarit të Allahut – sal lAllahu alejhi ue sel lem: “Kur ndonjëri prej jush futet në xhami, atëherë mos të ulet derisa të fal dy rekate.”
E nëse pi duke qenë në këmbë ai ka lënë më të mirën.

Prandaj themi: Më e mira për të është që të pi ujë duke qenë në këmbë ngase ulja para faljes së dy rekateve është haram (e ndaluar) tek disa dijetarë. Nisur nga kjo ai të pi duke qenë në këmbë e pastaj të fal tehijjetul mesxhid.”[9]

Çështja e katërt (me rëndësi): Falja e dy rekateve (tehijetul mesxhid) është uaxhib apo sunet?

Dijetarët në lidhje me këtë janë të ndarë në dy grupe:

Grupi i parë: Është i mendimit se falja e dy rekateve gjatë kohës së hyrjes në xhami është uaxhib.

  • Argumenti i parë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte duke ligjëruar ditën e xhuma, kur në xhami hyri një person dhe ul. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “A u fale?” Personi tha: Jo!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ngrihu dhe fali dy rekate.”[10] Ky hadith është urdhër dhe argument i qartë se falja e dy rekateve namaz kur futesh në xhami është obligim.
  • Argumenti i dytë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush futet në xhami, atëherë mos të ulet pa i falur dy rekate.”[11] Ky hadith tregon ndalesën, që personi kur futet në xhami të ulet pa i falur dy rekate. Njëkohësisht është dhe argument për obligueshmërinë e faljes së dy rekateve.

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Falja e e dy rekateve para se të ulesh është vaxhib (detyrë) duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut – sal lAllahu alejhi ue sel lem: “Kur ndonjëri prej jush futet në xhami, atëherë të fali dy rekate para se të ulet.” Në një transmetim tjetër: “Mos të ulet derisa të falë dy rekate, pastaj nëse dëshiron të ulet ose të shkojë në punën e tij.”[12]

Hadithi argumenton qartë obligueshmërinë e faljes së tehijjetul mesxhid. Ngase në transmetimin e parë urdhërohet për faljen e tyre dhe urdhri tregon obligueshmërinë. Ndërsa në transmetimin tjetër tregohet ndalesa nga të ulurit para namazit, dhe nga kjo përfitohet ndalimi (nga të ulurit para se të falen dy rekate).[13]

Grupi i dytë: Janë të mendimit se falja e dy rekateve është sunet.

  • Argument i parë: Fjala e të Dërguarit të Allahut – sal lAllahu alejhi ue sel lem – i cili i tha një personi që kalonte mes njerëzve, ndërkohë që ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte duke ligjëruar: “Ulu, se me të vërtetë dëmtove dhe u vonove.”[14] Pra, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e urdhëroi atë për faljen e dy rekateve.
  • Argumenti i dytë: Transmetohet nga Zejd bin Esleme se ka thënë: “Sahabët hynin  e dilnin nga xhamia dhe nuk faleshin.”
  • Argumenti i tretë:Kur personi erdhi tek i Dërguari i Allahut – sal lAllahu alejhi ue sel lem – dhe e pyeti për pesë kushtet e Islamit. Ai personi tha: “Nuk kam për të shtuar asgjë nga këto.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ka shpëtuar nëse thotë të vërtetën.”[15]

Kundërpërgjigja e grupit të parë ndaj argumenteve të grupit të dytë:

Për sa i përket argumentit të parë në të cilin i Dërguari i Allahut – sal lAllahu alejhi ue sel lem thotë: “Ulu, se me të vërtetë dëmtove dhe u vonove”  nuk është argument se personi nuk i ka falur dy rekate. Ai mund t’i ketë falur ato në fund të xhamisë e pastaj është afruar për të dëgjuar hutben.

Përsa i përket argumentit të dytë: Nuk përmendet se sahabët uleshin në xhami gjatë kohës që hynin dhe dilnin. Dy rekatet namaz janë të ligjëruara kur personi futet dhe ulet në xhami.

Përsa i përket argumentit të tretë: Personi ka qenë në fillim të Islamit. Po ashtu në hadith nuk përmendet respektimi i prindërve dhe kjo është vaxhib, nuk përmendet falja e namazit të xhenazes dhe kjo është vaxhib etj.

Konkluzioni: Sido që të jetë, kërkohet nga muslimani[16] që kur të futet në xhami të mos ulet pa i falur dy rekate të lehta (tehijjetul mesxhid).

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

 

 

[1]Gjithashtu hadithi: Ebu Katadeh hyri në xhami dhe e gjeti të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të ulur në mes të shokëve të tij, kështu që u ul me ata. (I Dërguari i Allahut) i tha atij: “Çfarë të pengoi që të falesh?” Tha: “Të pash ty ulur gjithashtu edhe njerëzit.” Tha: “Kur ndonjëri prej jush futet në xhami,  të mos ulet derisa të falë dy rekate.” Muslimi në “Sahihun” e tij me nr. 714.

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) hyri në xhami, dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha atij: “A i fale dy rekate?” Tha: “Jo!” Tha: “Ngrihu dhe fali dy rekate.” Ibën Hibani në “Sahihun” e tij ashtu siç është në “Fet’h” 1/538.

[2]”Muhtesaru Muslim” 241 dhe “El Mishkah” 696.

[3]Shih “Fet’hul Bari” 1/174, “Mustedrak” të Hakimit 2/437-438 dhe “Sahihu” Buhariut 1/27 babu 19

[4]Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka zgjedhur lejimin e faljes së dy rekateve (tehijetul mesxhid) edhe në musal-la ku falet namazi i festave. “Mexhmu fetaua ue rasail”.

[5]E ka nxjerrë Buhariu në “Leximi pas imamit” 44.Muslimi dhe teksti është i tij në “Sahihun” e tij 2/596, 597 me nr. 875.Ebu Daudi në “Sunenin” e tij 1/667 me nr. 1116 “Kitabus Salah” tema “Kur personi vjen dhe imami është duke ligjëruar.“Ibën Maxheh në “Sunenin” e tij 1/353 me nr.714 “Kitabu ikameh es Salah” tema “Cfarë ka ardhur për person kur futet në xhami dhe imami është duke ligjëruar.” Abdurrazaku në “Musanefin” e tij 3/244 me nr. 5514 “Kitabus Salah” Ibën Ebi Shejbe në “Musanefin” e tij 2/110 “Kitabus Salah” Ibën Ebi Asim 2/476 me nr. 1279. Ebu Ja’la në “Musnedin” e tij 3/449 me nr. 1946. Ibën Huzejmeh në “Sahihun” e tij 3/167 me nr. 1835 “Kitabul Xhumuah” Ibën Mundhiri në “El Eusat” 4/93 me nr. 1841 “Kitabul Xhumuah” Et Tahavij në “Sherhu Meanil Athar” 1/365 “Kitabus Salah” tema: “Personi futet në xhami ditën e xhuma dhe imami është duke ligjëruar.” Ibën Hibani në “Sahihun” e tij 6/247 me nr. 2501 “Kitabus Salah” Et Tabarij në “El Muxhemul Kebir” 7/161 me nr. 6697. Ebu Nuajmi në “Mearifetu es Sahabeh” 3/1438 me nr. 3645-3646.El Bejhakij në “Sunen el Kubra” 3/194 “Kitabu el Xhumuah” tema: “Kush hyn në xhami ditën e xhuma dhe imami është në minber dhe nuk i fal dy rekate“. Të gjithë këta prej rrugëve: Nga El Eamesh, nga Ebi Sufjani, nga Xhabiri radijAllahu anhu merfuan.

[6]http://www.binbaz.org.sa/

[7]Shih “Mexhmu’ul fetava” vëll. 23

[8]”El Insaf” (2/208).

[9] “Sherh rijadus salihin”.

[10]Mutefekun alejhi

[11]Mutefekun alejhi

[12]Buhariu (1/426) dhe Muslimi (2/155).

[13] “El Ikhtijaratul fikhijeh lil imam el Albani

[14] Ebu Daudi me nr. (1118), En Nesai (3/103) me nr. (1399) dhe El Begavij në “Sherhu es Sunneh” (4/268). Të gjithë këta prej hadithit të Abdullah bin Busrit me isnad hasen. E ka saktësuar hadithin shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahih Ebi Daud

[15]Buhariu me nr. (46), Muslimi me nr. (8/11), Ebu Daudi me nr. (391), En Nesai me nr. (458), El Bejhaki (2/466), Ahmedi (1/162) dhe Maliku (1/175) me nr. (94). Të gjithë këta prej hadithit të Talhah bin Ubejdullah

[16]Dhe muslimania.

Loading...