Forma e dhënies së selamit kur përfundon namazin

Forma e dhënies së selamit kur përfundon namazin.

Transmetohet nga Uail bin Huxhrin (radijAllahu anhu) se ka thënë: “Jam falur me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i cili jepte selam nga e djathta e tij (duke thënë): Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuh! Dhe nga e majta e tij duke thënë: Es-selamu alejkum ue rahmetullah!” Hadithin e transmeton Ebu Daudi (997) me zinxhir të saktë.

Çfarë përfitohet nga hadithi:

-Obligueshmëria e daljes nga namazi me selam.

-Ligjshmëria e dhënies së dy selameve (nga e djathta dhe e majta) me të njëjtat fjalë që përmenden në hadith.

-Ligjshmëria e shtesës “ue berakatuh” në selamin e parë, sepse kjo saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

 

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”

Përktheu: Unejs Sheme