Urtësia dhe zgjuarsia që dijetari i madh Muhamed bin Abdul Uehab përdorte në thirrjen e tij!
Në kohën kur shejh Muhamed bin Abdul Uehabi kishte udhëtuar për në Mekë, atje kishte parë njërin nga dijetarët e Mekes të ulur mbi një karrige dhe duke u ligjëruar njerëzve.
Shejhut i pëlqyen fjalët e dijetarit dhe në momentin kur ai (dijetari) deshi të ngrihej nga karriga (pra ishte njeri i njohur për dijen e tij tek banorët e Mekes) tha: O Qabja e Allahut!
Cfarë ndodhi? Ra në shirk pa e dalluar (sepse kjo është formë kërkimi ndihme). Por shejhu (Abdul Uehabi) ishte tepër i zgjuar dhe në momentin kur po priste të behej ikameti për namaz dhe dijetari zbriti nga karriga dhe priste ikametin, ai i shkoi afër, i dha selam dhe i tha: Më pelqyen shumë fjalët e tua, ishin fjalë të një njeriu me dije, Allahu të shperbleftë me të mira dhe mu për këtë kam dëshirë të më degjosh disa sure nga Kurani.
Dijetari i tha: Po, mund ti lexosh biri im!
Shejhu filloi lexonte suret e fundit të Kuranit, nga surja Nas derisa erdhi tek surja Kurejsh dhe filloi e lexonte nga fillimi deri tek ajeti : Le ta adhurojnë….këtë shtëpi (shejhu e lexoi qëllimisht që ti tërhiqte vemendjen).
Dijetari i tha: Cfarë? Të adhurojnë këtë shtëpi? Shejhu i tha: Unë dua të mësoj nga ti! Dijetari i tha: Nëse do të adhuronin shtepinë e shenjtë, do të konsiderohej shirk (ortakëri) dhe Allahu nuk urdhëron për shirk.
Shejhu i tha: si duhet të lexohet atëherë? Dijetari ia ktheu: Lexohet: Le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie.
Shejhu i tha: Allahu të shperbleftë me të mira dhe të dhëntë dije. Po kur Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti juaj ka thënë: Mu lutni Mua që Une tu përgjigjem” ka thënë ti lutemi Atij, apo të kërkojmë NDIHMË prej qabes?
Dijetari tha: Ti lutemi Atij dhe askush nuk i lutet dikujt tjetër veç Tij.
Shejhu i tha: Por unë të dëgjova NË MOMENTIN kur deshe të ngriheshe nga karriga të thoje në formë kërkimi ndihme: O qabja e Allahut!.
Dijetari i tha: Allahu ti hapte rrugët e miresisë o biri im, pastaj e falenderoi duke i thënë: Allahu të shperbleftë me të mira.
[Sherh Nunijet ibn Kajim kaseta me nr 58, Muhamed bin Salih el Uthejmin].
Përshtati Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve