Gjykimi i tekbireve në namaz

Cili është gjykimi i tekbireve në namaz përveç tekbirit fillestar? A është detyrë ngritja e duarve apo vetëm shqiptimi i thënies “Allahu ekber”?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: E sakta është se tekbiret përveç tekbirit fillestar janë vaxhib dhe nuk janë prej shtyllave të namazit. Pra, shqiptimi i thënies “Allahu ekber” është vaxhib, ndërsa ngritja e duarve është Sunet (të veprohet) në katër vende; në tekbirin fillestar, kur shkon në ruku, kur ngrihesh nga rukuja, dhe kur ngrihesh nga teshehudi i parë për në rekatin e tretë.

“Fetaua sualun alal-Hatif”, vëll. 1.

Përktheu: Unejs Sheme