Historia e Shuajbit (alejhi selam)
Allahu i Lartësuar, e dërgoi Shuajbin si Pejgamber tek banorët e Medjenit.
Përveç idhujtarisë që praktikonin, ata mashtronin në matjet dhe peshoret e tyre. U merrnin njerëzve të drejtat që u takonin dhe i mashtronin.
Shuajbi (alejhi selam) i ftoi në adhurimin e Allahut, të vetëm, e të pa shok. I ndaloi nga IDHUJTARIA, i urdhëroi për drejtësi në shit-blerje dhe u tërhoqi vërejtjen nga mashtrimi në tregti duke u kujtuar të mirat që Allahu u kishte dhënë dhe rrizkun e lloj-llojtë dhe se nuk kishin nevojë tu bënin njerëzve padrejtësi në pasuritë e tyre. Ai i frikësoi nga dëmim i kësaj bote, para dënimit të botës tjetër.
Ata iu përgjigjën me cinizëm dhe ia kthyen gjithë tallje duke thënë: “Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam? Qenke njëmend i butë dhe i drejtë ti!” [Hud 87].
D.m.th, ne do ti qëndrojmë adhurimit që mbajtën baballarët tanë, jemi të vendosur të bëjmë në pasurinë tonë çfarë të duam dhe të ndjekim çdo formë (fitimi) dhe nuk do të mbetemi nën urdhërat e Allahut dhe të Pejgamberit të Tij.
Shuajbi u tha: “O populli im, mendoni pak! Nëse unë kam provë të qartë nga Zoti im, i Cili më ka furnizuar me begati të mira nga ana e Vet, [Hud 88].
D.m.th Allahu më ka dhënë nga mirësitë e Tij: “Unë nuk dëshiroj të bëj atë, që jua ndaloj juve.” [Hud 88].
D.m.th, u ndalova nga shitblerjet e këqia dhe padrejtësia, ndërkohë që unë jam i pari që i kam braktisur ato, edhe pse Allahu më ka dhënë nga mirësitë e Tij, e m.gj.th edhe unë kam nevojë për shkëmbime (shitblereje) por e kam kufizuar veten në bindjen ndaj Zotit tim. Kjo që po bëj dhe çështja ime synon përmirësimin e gjendjes tuaj fetare dhe jetësore aq sa kam mundësi. “Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem. [Hud 88].
Më pas ai (Shuajbi) u kujtoi atë që u pat ndodhur popujve të mëhershëm, të cilët kishin jetuar aty përreth, në kohë dhe vend, duke u thënë: “O populli im, kundërshtimi ndaj meje le të mos ju çojë kurrsesi që t’ju ndodhë ajo, që i ndodhi popullit të Nuhut ose popullit të Hudit apo popullit të Salihut; mos harroni se edhe populli i Lutit nuk është larg prej jush. [Hud 89].
Pas kësaj u kërkoi që të pendohen dhe i inkurajoi duke u thënë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni me pendim tek Ai. Me të vërtetë, Zoti im është Mëshirëplotë dhe gjithë dashuri.” [Hud 90].
Por kjo nuk u bëri dobi.
Ata thanë: “O Shuajb, ne nuk kuptojmë shumë nga ato, që na thua ti.” Hud 91. Këtë e thanë për shkak të inatit dhe urrjetjes të tejsakjshme që kishin ndaj të vërtetës. “Dhe të konsiderojmë të dobët midis nesh. Sikur të mos ishte farefisi yt, do të të kishim mbytur me gurë; ti nuk je i respektuar te ne.” [Hud 92].
“Ai tha: “O populli im, a mos vallë farefisi im për ju është më i respektuar se Allahu, të cilin po e anashkaloni? Me të vërtetë, Zoti im, ka nën kontroll gjithçka që bëni ju.” [Hud 92].
Shuajbi, kur pa refuzimin e tyre tha: “O populli im, bëni sa të mundni, por edhe unë do të bëj. Ju, shpejt do ta mësoni se kë do ta gjejë dënimi që do ta poshtërojë dhe kush është gënjeshtar. Pritni (fundin), se edhe unë do të pres me ju”. Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e shpëtuam me mëshirën Tonë Shuajbin dhe ata që i besuan atij, kurse mohuesit i kaploi një zë i tmerrshëm dhe në shtëpitë e tyre u gdhinë të vdekur e të palëvizshëm.” [Hud 93-94].
Allahu u dërgoi një erë të nxehtë që u mori frymën derisa desh u mbytën nga forca e saj. Gjatë kësaj kohe, u dërgoi një re të ftohtë e cila i mbuloi dhe ata filluan thirrnin njëri tjetrin që të strehoeshin poshtë saj e të freskoheshin.
Kur u mblodhën që të gjithë poshtë kësaj reje, ajo u kthye në flakëë dhe i dogji duke i kthyer në trupa të djegur, të dënuar, të nënçmuar, të mallkuar në të gjitha kohrat.
Marrë nga libri “Kisasul Enbija” “Historitë e Pejgamberëve”
Autor: Shejh Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve