Ebu Munib el Xhurashij tregon dhe thotë:
Ibn Omeri (radijallahu anhu) një ditë pa një djalosh i cili po e zgjaste shumë namazin duke qëndruar në këmbë. Ai pyeti: A e njeh dikush këtë djalosh?
Një person aty tha: Po, unë e njoh.
Ibn Omeri (radijallahu anhu) shtoi: Sikur t’a njihja personalisht do t’a urdhëroja të shtonte sa më shumë rukutë dhe sexhdet. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) të thotë: “Njeriu kur ngrihet për të falur namazin, i paraqiten atij mëkatet dhe i vendosen mbi supe. Sa herë që bën ruku dhe sexhde i bien mëkatet prej tyre.”
Transmeton Ibn Nasr el Meruezij në librin e tij “Teadhim kadr e-salat” me nr. 293.
Hadithi është i saktë.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve