Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Ndër çështjet që lidhen me tërmetet është edhe kjo: A lejohet që njeriu të largohet nga vendi ku ka rënë tërmeti dhe të iki drejt hapësirave jashtë ndërtesave?
Euzaiu ka thënë:
Nuk ka asgjë të keqe në këtë veprim sepse të gjithë janë të vetëdijshëm se askush nuk mund t’i shmanget caktimit të Allahut, qoftë ai që ikën apo ai që qëndron. Mirëpo unë parapëlqej më shumë që njeriu të qëndrojë.
E ka transmetuar Harbi nga Velid ibn Muslimi.
Harbi më tej thotë:
E pyeta Is’hak ibn Rahaveje për një njeri që e zë tërmeti ndërsa është në shtëpinë e tij se a është më mirë të dalë jashtë? Tha: Nëse del është më mirë.
Për këtë temë ka shkruar një vepër më vete Ebul Kasim Ibn Asakir, dijetari i njohur dhe hafidhi i Damaskut, por nuk solli në të ndonjë transmetim nga dijetarët e hershëm. Ai thjesht përmendi se disa prej bashkëkohësve të tij e kanë konsideruar të lavdërushme që njeriu të largohet prej vendit kur bie tërmeti.
Ai e mbështeti këtë mendim me një hadith që tregon se Profeti ﷺ kaloi pranë një muri të anuar, dhe u largua me shpejtësi duke thënë:
“Nuk më pëlqen vdekja e papritur.”
Ky është hadith mursel (i shkëputur) të cilin e ka përmendur Ebu Daudi në librin e tij “El merasil”.
Hadithi është transmetuar edhe me zinxhir (musned) por nuk është i saktë.
Ebul Kasim e kundërshtoi mendimin e atij që krahasoi ikjen nga tërmeti me ikjen nga murtaja sepse në këtë krahasim ka vend për diskutim.
Ikja nga murtaja nuk garanton shpëtimin, përkundrazi, në shumë raste ikja nuk ka efekt dhe shpëtimi është i rrallë.
Ndërsa largimi nga një banesë që pritet të shembet nga tërmeti është i mbështetur në një hamendje të fortë për shpëtim, dhe kjo e bën atë të krahasueshëm me ikjen nga zjarri, nga përmbytja apo rreziqe të tjera të prekshme.
Madje, hadithi (edhe pse) mursel (i shkëputur) që përmendëm më lart e përforcon këtë qëndrim.
Allahu e di më së miri!
📘 “Fet’ḥul Bari”, vëll. 9, fq. 252.
Dosje: termeti
Të Ngjashme
- A është e saktë shprehja “vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve
- Falja e dy rekateve të hyrjes në xhami afër kohës së ikametit Udha e Besimtarëve
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- A bie detyrimi i namazit të Xhumasë nëse bie në ditën e Bajramit? Uthman El Hamis
- Si të veproj me nënën time e cila vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Udha e Besimtarëve