Ikja (prej dënimit) drejt Allahut të Lartësuar me pendim të sinqertë!
Robër të Allahut! Tema jonë sot, në dashtë Allahu, është me vargun e ri me këshilla që ka si titull; “Hajatus-Suadai fil-Firari ilAllah”. Këtë titull e kemi marrë nga libri i Zotit tonë prej fjalës së Tij ku thotë: “Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut.”[1]
Robër të Allahut! Në këtë ajet Zoti ynë i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij që të ikin (shkojnë) drejt Tij; prej kufrit në besim, prej shirkut në teuhid, prej bidatit në sunet, prej mëkateve drejt veprave të mira, prej injorancës në dituri, nga shkujdesja në përmendjen e Tij, dhe prej humbjes në udhëzim.
Robër të Allahut! Allahu i Madhëruar robërit e Tij i sprovon me mirëqënie dhe vështirësi, me sherr dhe hajër, me mirësi dhe fatkeqësi, dhe u zbret atyre dënim me qëllim që të ikin (shkojnë) drejt Tij dhe të kthehen tek Ai.
Allahu i Madhëruar thotë: “Ne i vumë në provë ata me mirësi dhe fatkeqësi, me qëllim që të ktheheshin (në rrugë të drejtë)”.[2]
I Lartësuari thotë: “Dhe, Ne do të bëjmë të shijojnë një dënim më të lehtë në këtë jetë para dënimit më të madh në jetën e përtejme, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë”.[3]
I Madhëruari thotë: “Edhe më parë Ne kemi shkatërruar vendbanime rreth jush, e u kemi shpjeguar atyre shpalljet Tona që të mund të ktheheshin (në rrugën e drejtë)”.[4]
Po ashtu thotë: “Shkatërrimi në tokë dhe në det është shfaqur si pasojë e punëve të këqija të njerëzve, kështu që (Allahu) do t’i bëjë të shijojnë pjesë nga ajo që kanë punuar, me qëllim që ata të kthehen (në përmirësim)”.[5]
Pra, Allahu i Lartësuar i sprovon robërit e Tij me pasuri dhe varfëri, me shëndet dhe sëmundje, ua trondit tokën nën këmbët e tyre, u zbret dënim dhe ua ngushton (vështirëson) jetesën me qëllim që ata të ikin (shkojnë) drejt Allahut dhe të pendohen. E me gjithë këto, shumicës prej njerëzve vetëm se ua ka shtuar largimin (nga Allahu dhe e vërteta).
Robër të Allahut! Ikja është dy llojesh; ikja e të lumturve (drejt Allahut) dhe ikja e të mjerëve (nga Allahu dhe e vërteta).
Ikja e të lumturve është ikja prej (dënimit të) Allahut drejt (shpërblimit të) Allahut. Pra, ata ikin nga ajo që urren Allahu qoftë e dukshme apo e padukshme, drejt asaj që do Allahu qoftë e dukshme apo e padukshme. Siç ka thënë Ibën Abasi (radijAllahu anhu) në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut.”[6] d.m.th. ikni prej (dënimit të) Tij drejt (shpërblimit të) Tij dhe punoni me bindjen ndaj Tij.[7]
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në lutjet e tij thoshte: “Allahumme ini eudhu biridake min sekhatike ue bimuafatike min u’kuubetike ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejke kema ente ethnejte ala nefsike”.[8]
Në këtë lutje Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na mëson se si është ikja prej Allahut drejt Allahut, pra, duke ikur nga mosbindja për tek bindja ndaj Tij.
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur donte të flinte thoshte: “Allahumme eslemtu nefsi ilejke ue uexhxhehtu uexh’hi ilejke ue fevvedtu emri ilejke, ue elxhe`tu dhahri ilejke, ragbeten ue rahbeten ilejk la melxhe`e ue la menxha minke il-la ilejke, amentu bi kitabik el-ledhi enzelte ue bi nebijjikel-ledhi erselte”.[9] Gjithashtu, në këtë dhikër Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) na sqaron se ikja është prej (dënimit të) Allahut drejt Allahut.
Shkëputur nga “Hajatus-Suadai” i Shejh Ebu Islam Salih bin Taha AbdulUahid.
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————-
[1] Edh-Dharijat: 50
[2] El-Earaf: 168
[3] Es-Sexhde
[4] El-Ahkaf: 27
[5] Er-Rum: 41
[6] Edh-Dharijat: 50
[7] Kurtubiu në tefsirin e tij.
[8] Shënon Muslimi, Ebu Daudi, Et-Tirmidhi, En-Nesai në “El-Kubra” dhe “Es-Sugra”, Ibën Maxhe, Et-Taberanij etj. E ka saktësuar Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahih Ebi Daud” (1282) dhe “El-Irvau” (43). Prej sunetit është që kjo lutje të thuhet dhe pas namazit të vitrit. Imam Esh-Sheukani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Hadithet e përmendura tregojnë ligjshmërinë e faljes së kunutit me këto dua që përmenden në hadithin e Hasenit dhe në hadithin e Aliut. Të këtij mendimi kanë qenë El Itrah, Ebu Hanife dhe disa prej shafijve, duke mos bërë dallim mes Ramazanit dhe muajve të tjerë (pra thuhet në çdo kohë dhe jo vetëm në muajin e Ramazanit).”
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Është e pëlqyeshme (mustehab) që personi të thotë pas vitrit tri herë “Subhanel-malikul-kuddus” dhe “Allahumme inni eudhi biridake min sekhatike, ue bimuafatike min u’kuubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejke, ente kema ethnejte ala nefsike”. Shih “El Mexhmua”.
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Prej Sunetit është që personi të thotë në fund të vitrit (para dhënies së selamit ose pas tij): “Allahumme inni eudhi biridake min sekhatike, ue bimuafatike min u’kuubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike”. Shih “Kijamu Ramadan”. Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Prej duave të tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte “Allahumme inni eudhi biridake min sekhatike, ue bimuafatike min u’kuubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike”. Shih “Fetaua nurun ala ed derb”. El-Lexhneh Ed-Daimeh thotë: “Po ashtu, ajo që transmetohet nga Aliu (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thoshte në fund të vitrit të tij: “Allahumme inni eudhi biridake min sekhatike, ue bimuafatike min u’kuubetik, ue eudhu bike minke la uhsij thenaen alejk, ente kema ethnejte ala nefsike”. Shih “Përmbledhja e parë” vëll. 7, “Es Salah 2”, “Namazi nafile”. Nr i fetuas (7132). Shënim i përkthyesit.
[9] Shënon Buhariu (6315) dhe Muslimi (2710).
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve