Indiferenca ndaj dunjasë dhe kërkimi i botës tjetër.
Besimtari i vërtetë kur hedh shikimin tek bukuritë e kësaj bote dhe kur ajo e fton me hijeshinë e saj mahnitëse, ai i përgjigjet duke i thënë: Largohu prej meje o ti që shumë shpejt do të shuhesh! Ti shërben vetëm për të më kujtuar dhe nxitur drejt vendit të përjetësisë. Ti je si ajo qeramika që thërrmohet ndërsa xheneti është esenca që mbetet. Mes këtyre dy vendbanimeve le t’a bëjnë dallimin mendjet e shëndosha.
Largoju kësaj bote kalimtare dhe syno vendin e lartë (xhenetin).
Vendin e nderit, shoqërisë dhe mirësisë, aty janë dëshirat dhe bollëku.
Ai është vendi i burrave që me shpirtra dhe pasuri e blenë,
Kur u zbukurua e kërkuan, pastaj për të dhënë pajën më të shtrenjtë.
Luftuan për t’a patur me shpata që ndaj të paudhëve shkëlqejnë,
Pastaj qëndruan përreth për t’a ruajtur me frikë dhe shpresë.
“Përkujtime dhe Predikime” – Ibn Xheuzi.
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve
- Fanatizmi mbas dijetarëve Udha e Besimtarëve